• |
ide | kryesore

NASA: Kemi zbuluar një planet të ngjashëm me Tokën

Arkiva, Lajme, Të fundit
nasa


NASA deklaroi se ka bërë një zbulim të ri për identifikimin e një planeti të ngjashëm me Tokën, por që ndodhet 40 vjet dritë larg dhe që mund të presë jetë njerëzore në të ardhmen. Siç raporton Daily Mail, ekzo-planeti, i quajtur “Gliese 12b” është pak më i vogël se planeti ynë dhe ka një temperaturë në sipërfaqe që llogaritet në rreth 41 gradë Celsius.

Astronomët tashmë planifikojnë të studiojnë “Gliese 12b” për të përcaktuar nëse ai ka një atmosferë të ngjashme me Tokën, gjë që mund të zbulojë nëse ekzoplaneti mund të ketë temperaturën e duhur për formimin e ujit në sipërfaqen e tij, një kusht i domosdoshëm për mbështetjen e jetës.

An international team of astronomers discovered Gliese 12 b, an exoplanet that is located 40 light years from Earth and has a surface temperature of 107 degrees Fahrenheit. Pictured: Image of Gliese 12 b's location in 1998 (left) and 1949 (right)

Gliese 12b është përshkruar si “bota më e afërt, më e butë me madhësinë e Tokës deri më sot” dhe është një kandidat për eksplorimin e ardhshëm nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s. Një ekip ndërkombëtar astronomësh përdori satelitin TESS të NASA-s për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të “Gliese 12b”.

Astronomers have discovered roughly 5,000 exoplanets, but estimate there are likely over a trillion in the Milky Way alone. Pictured: location of Gliese 12 b

“Gliese 12b përfaqëson një nga objektivat më të mirë për të studiuar nëse planetët e madhësisë së Tokës që rrotullohen rreth yjeve të ftohtë mund të ruajnë atmosferën e tyre, një hap kritik në kuptimin tonë të banueshmërisë planetare në të gjithë galaktikën tonë”– tha Shishir Dholakia, një student doktorature në Qendrën për Astrofizikë në Universitetin e Queensland-it Jugor në Australi.

“Për shkak se Gliese 12b ndodhet midis Tokës dhe Venusit, atmosfera e tij mund të na mësojë shumë për shtigjet e banueshmërisë që marrin planetët ndërsa zhvillohen” – shtoi ai. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Sa i bie: 300.000Km/s x 365dite x24orex60minx60secx40vite= 378.432.000.000.000km.
    Po nisemi, na prit se erdhem ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *