• |
ide | kryesore

PO NDODH TANI/ Shikojeni LIVE KËTU eklipsin e Diellit

Arkiva, Lajme, Të fundit
eklipsi



Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë duke përjetuar eklipsin e Diellit në këto momente rreth 4 minuta në errësirë totale pasi Hëna po bllokon dritën e tij. Për disa, ato minuta të çmuara do të jenë një mundësi për eksperimente shkencore shpesh të pamundura, një shans për të zbuluar sekretet e universit tonë.

Fenomeni i rrallë do të gdhendë një shteg të ngushtë errësire në drejtim të lindjes nga oqeani në oqean në të Meksikë, SHBA dhe Kanada. 

A graphic showing how the path of the eclipse will start out in the Pacific Ocean and head towards Mexico.

Hija e eklipsit preku fillimisht sipërfaqen e Tokës në Oqeanin Paqësor dhe më pas u nis drejt Meksikës ku një pjesë e madhe e vendit u zhyt në errësirë.

Turmat të mëdha njerëzish janë mbledhur edhe nëpër qytetet e Amerikës së Veriut ku pritet të shtrihet rruga e eklipsit. Ai do të shtrihet në veri dhe lindje duke kalua në 13 shtete të SHBA-së dhe do të përfundojë në Kanada.

Kjo ngjarje është e rrallë pasi do të mbulojë disa qytete me popullsi të dendur. Rreth 31.5 milionë njerëz do të jenë në gjendje ta shohin atë, thotë NASA.

Agjencia hapësinore do të kryejë eksperimente, aeroplanë fluturues dhe raketa për të studiuar atmosferën e Diellit. Për të shijuar në mënyrë të sigurt fenomenin, mos e shikoni kurrë Diellin me sy të lirë, madje edhe me syze dielli, por duhen mbajtur syze të posaçme për eklipsin diellor. /LAPSI.al





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *