• |
ide | kryesore

U zhduk para 8 muajsh/ Gjendet domatja e parë e rritur në hapësirë

Arkiva, Lapsi Leaks
hapësirë



U kthye në një nga misteret më të mëdha të universit, zhdukja e domates së parë të rritur në hapësirë. 7 astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës njoftuan më në fund se e gjetën frutin e humbur. “E gjetëm atë që po kërkonim për një kohë të gjatë” – tha astronautja e NASA-s, Jasmin Moghbeli.

Domatja ishte e para që u rrit dhe korr në hapësirë. Ajo u rrit në mars nga astronauti amerikan Frank Rubio, i cili mban rekordin për fluturimin më të gjatë në hapësirë me 370 ditë. Domatja e kuqe u mboll si pjesë e një eksperimenti të NASA-s për të rritur prodhime në hapësirë për misione afatgjata në të ardhmen. Rubio tha se ishte një moment krenarie, deri në ditën kur ajo humbi gjurmët.

“Kam korrur atë që mendoj se është domatja e parë në hapësirë dhe e vendosa në një qese të vogël”, – kujtoi Rubio në një intervistë të NASA-s në tetor. Ai tha se e kishte vendosur domaten në një çantë për t’ua treguar studentëve, por duket se e kishte zhvendosur më pas. “Isha shumë i sigurt se e vura aty ku duhej, por më pas u ktheva dhe ishte zhdukur”, – tha shkencëtari.

Rubio tha se ai kaloi pa sukses rreth 18-20 orë duke kërkuar për domaten në të gjitha plehrat ku besonte se mund të ishte hedhur gabimisht. Për shkak të natyrës pa peshë të hapësirës, çdo objekt që është i palidhur ka të ngjarë të lëvizë. Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës që është më e madhe se një shtëpi me 6 dhoma gjumi, ka një bollëk vendesh të mira fshehjeje për një domate të vogël.

Astronaut Frank Rubio tending to tomato plants in the ISS
Frank Rubio duke rritur domate në hapësirë

Në muajt që kur domatja ishte zhdukur, disa dyshonin se Rubio e hëngri domaten.

“Shpresoj që dikush do ta gjejë një ditë. Është një gjë e vogël i zbehtë në një qese Ziploc. Ata mund të vërtetojnë faktin që unë nuk e kam ngrënë domaten në hapësirë” – tha ai me gjysmë-shaka dhe gjysmë i acaruar në tetor.

Kolegia e tij u tregua i shpejtë për të pastruar emrin e Rubios pasi njoftoi zbulimin.

“Miku ynë i mirë, Frank Rubio, i cili u nis për në shtëpi, është fajësuar për një kohë të gjatë për ngrënien e domateve, por ne mund ta shfajësojmë atë” – tha ajo. Moghbeli nuk dha detaje se ku u gjet domatja dhe as në çfarë gjendje ishte. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *