• |
ide | kryesore

Për herë të parë Era Istrefi performancë në Egjipt

Paparazzi, Slider


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi vazhdon të na bëjë krenarë të gjithëve.
Pas performancës së shkëlqyer në Kampionatin Botëror “Russia 2018”, me këngën zyrtare “Live it up” me Will Smith dhe Nicky Jam ajo ka paralajmëruar koncertin e radhës.
Me anë të një postimi të publikuar në “Instagram”, Era tregon se kësaj radhe do të performojë në Egjipt. “Shihemi së shpejti, Egjipt”, ka shkruar ajo.
Mbase, kjo është hera e parë që Istrefi do jetë atje.
“Prisoner” është kënga e fundit e publikuar nga ajo, kurse së shpejti do sjellë duet me një xhamajkan.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *