• |
ide | kryesore

Elvana Gjata e ftuara vip e Lewis Hamilton në garat e Formula 1

Paparazzi, Slider
elvana-gjata-750x445.jpg


Me sa duket, kjo verë është e destinuar që të jetë e paharruar për të! Po shijon në maksimum pushime të vërteta, larg Shqipërisë dhe në disa destinacione vërtet mbresëlënëse. Edhe pse herë pas here, zgjedh të shkëputet për t’u rikthyer me koncerte dhe recitale përpara fansave të saj, sërish pushimet janë fokusi i këtyre ditëve për të.

Pas rivierës franceze, e ishujve më të frekuentuar të Italisë, është radha e një tjetër eksperience. Elvana Gjata sapo na tregoi përmes videove, se është duke ndjekur nga afër garën e sotme të Formula 1. Gara për çmimin e madh të Hungarisë po zhvillohet sot, dhe këngëtarja shqiptare është aty për ta ndjekur nga afër si e ftuara speciale e kampionit Lewis Hamilton. Por, nuk është vetëm. Bashkë me të në këtë udhëtim është edhe producenti i njohur Poo Bear.


2 Comments

  1. Me sa kuptohet, suksesi kaloka nga shtrati i Hamiltonit. Edhe Rita Ora kaloi disa nete ne shtratin e tij ne momente krize..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *