• |
ide | kryesore

Ving Rhames akuza të rënda policisë: Erdhën në shtëpi e më drejtuan armën

Paparazzi, Slider


Një nga yjet e filmave “Mission: Impossible”, Ving Rhames u bë protagonist i një episodi të pakëndshëm që ndodhi në shtëpinë e tij. Gjatë programit radiofonik Clay Cane të Sirius XM, aktori amerikan tha se ishte në shtëpi në Santa Monica një pasdite, kur policia trokiti në derën e tij dhe pastaj i drejtoi armën.

“Betohem se është e vërtetë, ka ndodhur këtë vit, hapa derën dhe pashë pistoletën para meje. Më thanë ti ngrija duart lart. Unë pyesja veten, nëse do ta hapte derën djali im kur luante me një videolojë dhe nëse mendonin se do të kishte një armë në dorë?”
Ving Rhames tregoi se doli nga shtëpia vetëm me pantallona sportive, i rrethuar nga agjentë policie. Shefi i policisë e njohu pasi fëmijët e tyre luajnë së bashku në të njëjtin ekip. Pasi situata u sqarua, policët i thanë se fqinjët i kishin lajmëruar pasi kishin parë “një njeri të madh të zi” duke hyrë në banesë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *