• |
ide | kryesore

Performancat e Tomorrowland 2018 përfundojnë për këtë vit

Paparazzi, Slider


Pas Krishtlindjeve, festivali i muzikës elektronike Tomorrowland njihet si periudha më magjike e vitit. Dritat, skenat, fishekzjarret, muzika dhe alkooli çojnë në delir adhuruesit e këtij zhanri muzikor përgjatë javëve kur mbahet koncerti.
Sivjet skena magjike ishte zhvendosur në Bruksel të Belgjikës, me temën e paracaktuar “The Story of Planaxis”.
Për të gjithë ato që nuk patën mundësi të siguronin një biletë për këtë superngjarje kishte menduar City Tv me një transmetim të drejtpërdrejtë të performancave më të spitakura.
Festivali kulmoi në netët finale, nga 27-29 korrik, ku në skenën magjike u ngjitën disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore.
Nuk kishte si të mungonte këtë vit emri i një shqiptarje si ai i Dua Lipës, e cila përveç se elektrizoi publikun, shënoi edhe një rekord botëror, duke u bërë këngëtarja e parë ndërkombëtare që këndon në Tomorrowland.
Disa nga artistët më të famshëm që performuan në natën finale ishin Dimitri Vegas & Like Mike, Armin Van Buren, David Guetta dhe Marin Garrix.
Ne ju falenderojmë për interesin e madh dhe ineraktivitetin që keni shfaqur këto ditë dhe ju premtojmë gjëra të bukura në vijim. Stay tuned!


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *