• |
ide | kryesore

Si e thumboi Enca Noizy-n në koncert

Paparazzi, Slider


Sherri i famshëm mes Noizy-t dhe Encës ishte kryefjala e mediave të showbizi-t për disa kohë. Pas disa deklaratave në rrjetet sociale u duk se shoqëria mes tyre mori dhe fund dhe në fakt ashtu ndodhi. Madje Noizy në një koncert para dy viteve e thumboi sërish Encën, kur teksa këndonte këngën e tyre “Bow Down”, u shpreh: “Enca na vjen mbrapa.

Enca nuk reagoi lidhur me këtë gjë, por me sa duket, as nuk e kishte harruar dhe ia ka kthyer Noizy-t me të njëjtën monedhë. Në koncertin e Daddy Yankee, të mbajtur në sheshin “Skënderbej”, Enca performoi këngën “Bow Down” dhe në fund të këngës iu drejtua publikut: “Jeni më mirë se Noizy”. Për më shumë ndiqni videon e publikuar nga inlife.al.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *