• |
ide | kryesore

Dekani i fakuletit të Gjuhëve të Huaja tregon si të zgjidhni një degë që ofron punë

Paparazzi, Slider


Maturantët që prej ditës së djeshme, deri më 4 gusht do t’i nënshtrohen proçesit të aplikimit për universitet. Plotësimi i formularit A2 është një prej etapave që maturantët duhet të realizojnë. Të gjithë maturantët, të cilët plotësojnë kriteret për të aplikuar në universitet, si mesatarja e tre viteve të shkollës së mesme, mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore,mesataren e përgjithshme, si dhe indekset e profileve të shkollave të mesme kanë të drejtë të aplikojnë online në portalin U-Albania . Nëpërmjet plotësimit të këtij formulari, maturantët/kandidatët plotësojnë 10 degë studimi që ato preferojnë. Por, cilat janë ato universitete që kanë më shumë influencë tek të rinjtë dhe cilat janë ato më pak të kërkuara ? I ftuar në studio, për të diskutuar këtë fakt ishte Artur Sula, dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, i cili rrëfeu për IN Tv se një diplomë e fituar në shtet është e më sigurt, transparente, e sinqertë dhe e vetmja arsye pse nuk do vlente është nqs universitetet publike nuk do hapeshin ndaj tregut. Ai gjithashtu u shpreh se nqs kërkon punë do ta gjesh punën që një student është përkatësisht i diplomuar . Por, risi sipas dekanit Artur Sula, ishte fakti që studentët kanë mundesi që të ndjekin, krahas studimeve në Shqipëri, studimet jashtë vendit. Ai tha për KafeIN , gjithashtu , se vlerësimet atje transferohen në Shqipëri. Gjithashtu egziston mundësia që të bësh tre vite bachelor dhe masterin jashtë vendit. Teksa aplikimet ende vazhdojnë maturantët duhet të kenë të qartë se cilat janë degët që ato preferojnë dhe të kenë parasysh, njëkohësisht, se cilat janë ato që tregu i punës kërkon për të krijuar një balancë perfekte të karrierës në të ardhmen.

http://www.intv.al/kafein-dekani-i-fakultetit-te-gjuheve-te-huaja-ja-si-te-fitoni-dege-qe-ofrojne-treg-pune-ne-shqiperi-dhe-jashte-vendit-67112


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *