• |
ide | kryesore

Lebron James: Trump po përdor sportin për të krijuar ndarje racore në SHBA

Paparazzi, Slider


Ylli i basketbollit në SHBA, LeBron James deklaroi se presidenti Donald Trump po përdor sportin për të krijuar ndarje racore në SHBA…dhe nuk do të qëndrojë më i heshtur për ketë gjë.

“Ajo që kam vënë re muajt e fundit është se ai po përdor sportin për të na ndarë dhe unë nuk pajtohem me këtë”, deklaroi James gjatë një interviste në CNN.

James i referohet qëndrimit të Trump në demonstratat e himnit kombëtar në NFL, ku presidenti i SHBA-së sugjeron pushimin nga puna për çdo lojtar që qëndron në gjunjë gjatë himnit kombëtar.

“Me sportin kam qenë i rrethuar për herë të parë me njerëz të bardhë. Pata një mundësi që t’i njihja dhe të mësoja prej tyre dhe ata patën mundësi që të më njihnin mua dhe u bëmë miq të mirë dhe kjo ndodhi falë sportit”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *