• |
ide | kryesore

Çfarë bëri Chloe Moretz me parfumin që i dhuroi Kim Kardashian

Paparazzi, Slider


Në muajin shkurt Kim Kardashian vendosi t’i dhurojë parfum të gjithë personazheve të famshëm pasi lançoi koleksionin e ri në ditën e Shën Valentinit.

37-vjeçarja bëri një listë të gjatë me parfumet që do të shkonin edhe për armiqtë e saj e një ndër to është edhe aktorja e famshme Chloe Moretz. Në një intervistë të dhënë së fundmi Chloe është shprehur se nuk e ka marrë fare këtë dhuratë.

Aktorja zbuloi se menaxheri i saj e mori kutinë me zemrën prej çokollate që mbante brenda parfumin, i’a tregoi e më pas e ka flakur tutje. Bukuroshja bjonde me këtë deklaratë zbuloi se as që ka ndërmend të ulë gjakrat me Kim Kardashian.

Kujtojmë se vajzat janë bërë armike në vitin 2016 pasi Chloe kritikoi ashpër faktin që Kim shfaqet gjatë gjithë kohën e zhveshur online.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *