Shqiptari Robert Uku 45 vjec është arratisur nga burgu Lorusso e Cotugno në Torino ku vuante dënimin për trafik droga në regjimin gjysëm i lirë, 12 orë në burg e 12 orë i lirë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, 31 korrik, ku 45 vjeçari shqiptar nuk është paraqitur më në burg.
Sipas rrëfimeve të famjarëve Robert Uku pas punës në fabrikë ka shkruar në banesën e kunatit të tij, një emigrant me origjinë egjiptiane që jeton në komunën e Mirafiores.
Mes tyre ka nisur një sherr i dhunshëm. 45 vjeçari shqiptar ka goditur 2 herë me thikë kunatin e tij dhe është larguar në drejtim të paditur.
Shretasi egjiptian po kurohet në spitalin e qytetit, e është jashtë rrezikut për jeton. Ndërsa i burgosuri Robert Uku është shpallur në kërkim.
Ndaj tij tani rëndon dhe akuza tentativë vrasje, kurse dënimi i tij për trafik droge përfundon me vitin 2022.