• |
ide | kryesore

Armë, snajper e municione në shtëpi për të furnizuar grupe kriminale, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit


Policia e Tiranës ka zbuluar një bazë të furnizimit me armë të grupeve kriminale në Tiranë dhe kavënë në pranga një 64-vjeçar. Po kështu është sekuestruar një arsenal armësh dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për, zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve me armë të bizneseve apo banesave, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P. Tiranë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Ramazan A, 64 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak).

Ky shtetas kishte përshtatur banesën e tij në një bazë e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furrnizim me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 3 armë zjarri (automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike).
– 4 armë zjarri të çmontuara (3 snajpera dhe 1 armë sportive).

– dy armë sportive.
– municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *