• |
ide | kryesore

Me 30 pasagjerë në autobus, arrestohet në gjendje të dehur shoferi në Dibër

Lajme, Të fundit



Ndonëse apeli i parë i policisë për drejtuesit e mjeteve është të shmanget konsumimi i alkoolit, një gjë e tillë nuk zbatohet nga të gjithë. Një shofer autobusi në Dibër është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur i dehur në timon.

Në momentin kur është ndalur nga policia, shtetasi Enver Koçi, 49 vjeç, nga Bulqiza, drejtonte autobusin me 30 punëtorë. Nga testi i alkoolit, ai rezultoi se ishte në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l. Sakaq, u konstatua se 49-vjeçari drejtonte mjetin jashtë kushteve teknike dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Në prangat e policisë ditën e sotme është vënë edhe një shtetas tjetër, për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Në momentin e ndalimit, është ndaluaka rezultuar se shtetasi Kujtim Gjoni, 50 vjeç, banues në Tiranë, drejtonte automjetin furgon në gjendje të dehur në masën 0.88 mg/l.



1 Comment

  1. ju keni kryeministrin e ish ministrin e mbredshem i teri te droguar e shurron ne qitjonka e lere nen qelbesirat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *