• |
ide | kryesore

Keni planifikuar pushime? Nesër ulen temperaturat me 3 gradë

Lajme, Të fundit



Pas ditëve të nxehta të motit, temperaturat nesër (11 gusht) do të ulen me 3 gradë. Instituti i Gjeoshkencave parashikon termometri do të shkojë 34 gradë Celcius. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 24 / 32 °C; në vendet e ulëta: 22 / 34 °C; në vendet malore: 15 / 30 °C. Mundësitë për reshje janë të pakta. Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve. Ndërsa rreziku për zjarre pritet të jetë më i lartë në zonat e qarkut të Shkodrës (Jugperëndim), qarkut të Korçës (Lindje) dhe qarkut të Gjirokastër (Jug).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *