• |
ide | kryesore

Alexis Sanchez rikuperon: titullar për Manchester United kundër Tottenham

Sport



Sulmuesi i Manchester United duket se e ka kaluar dëmtimin dhe është gati për ndeshjen e rëndësishme kundër Tottenham. Djajtë e kuq shpresojnë të kthejnë kursin e rezultateve dhe Jose Mourinho pret shumë nga kiliani.

Testin e parë Sanchez e kaloi në stërvitjen e një ditë më parë dhe trajnerët janë shumë të kënaqur me progresin. 29-vjecari, ish-Arsenal, është ulur me Jose Mourinho për të diskutuar mbi taktikat e ndeshjes, ku duhet të nisë nga fillimi në krahun e majtë.

Një lajm më shumë se i mirë për portugezin që do të ketë përballë një kundërshtar direkt për titull, e nëse pret të kthejë rezultatet, duhet ta bëjë menjëherë. E Sanchez është më shumë se i nevojshëm…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *