• |
ide | kryesore

Shërbimi Kombëtar i Punësimit: Niveli i ulët arsimor është pengesë serioze për punësim

Lajme, Të fundit



Zotërimi i aftësive është një kriter i rëndësishëm për gjetjen e një pune, por aftësitë zhvillohen duke mësuar.

Shërbimi i Kombëtar i Punësimit në një analizë që i ka bërë zhvillimeve në tregun e punës për vitin 2017 ka vërejtur se niveli u ulët arsimor i punëkërkuesve është një pengesë serioze që ata të integrohen në tregun e punës.

“Punëkërkuesit e papunë me arsim deri në 9 vjeçar, përbëjnë 57% të totalit të te papunëve të regjistruar, ndërkohë që 28% e ofertave të punës janë për specialist me arsim të lartë, teknik të mesëm dhe nëpunës, ndërsa 40% janë për zanatçinjtë” thuhet në analizën e SHKP.

Duke analizuar zhvillimet gjatë vitit të kaluar, është pare se, punëkërkuesit më arsim të lartë e kanë shumë të thjeshtë të gjejnë një punë. Shifrat tregojnë se nga punëkërkuesit e papunë me arsim universitar të punësuar, 31% janë punësuar në fushën e mësimdhënies, 19% në shëndetësi, 22% në administrim biznes, 13% në fushën e komunikimit dhe informacionit etj.

Të dhënat tregojnë se, me 2007 ka rënie me 19% të grupit të papunëve me arsim të lartë (nga 6,018 në 4,860).

Por teksa nevojat e tregut të punës po orientohen gjithnjë e më shumë nga zanatet dhe profesionet, në zyrat e punësimit janë regjistruar rreth 13 mijë e 660 persona si të papunë me zanat.

Pjesa më e madhe mësohet se janë teknike në ndërtim të arsimuar para viteve 1990 në shkollat e mesme të kohës, ndërsa 2390 persona janë regjistruar si zanatçinj të metalit, montimit dhe përpunimit të tyre dhe një pjesë tjetër prej 3600 punëkërkues janë me njohuri nga  industrinë përpunuese si ato ushqimore, drurit dhe tekstilit.

Sipas të dhënave të burimeve administrative, rezulton së në fund të 2017, janë regjistruar pranë Zyrave të Punësimit 83,497 punëkërkues të papunë nga 93,889 që ishin në fund të 2016.

Por kjo shifër e punëkërkuese përbëjnë vetëm 40 për qind të totalit te të papunëve, pasi një pjesa dërmuese e tyre janë në gjetje të një pune nëpërmjet të afërmeve dhe miqve dhe shokëve./ Monitor

 



2 Comments

  1. po natyrisht , se per 27 vite vetem analfabete kemi krijuar. Plus dhe ato kjoskat e diplomave , i bie qe edhe ata qe jane te ‘arsimuar’ dhe diplomuar prap analfabete jane .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *