• |
ide | kryesore

Jo vetëm shqiptarët/ Bareve dhe restoranteve u largohen edhe të punësuarit nga Azia

Lajme, Të fundit



Nuk janë vetëm punonjësit nga Bangladeshi dhe India që përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të shkuar drejt Europës.

Në sektorët e shërbimit, veçanërisht në bare dhe restorante, problematika po shfaqet e mprehtë edhe me punonjësit aziatikë, kryesisht punësimet nga Filipinet.

Enri Jahja nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve tha për Monitor se edhe punonjësit nga vendet aziatike po largohen ashtu siç ndodhi me punësimet nga Bangladeshi dhe India.

Jahja shton se rendimenti i punonjësve të tjerë aziatikë është më i mirë krahasuar me indianët, pavarësisht se kanë kosto më të lartë page, por edhe këta punonjës po e përdorin Shqipërinë si trampolinë për ikje.

“Mungesa e theksuar e fuqisë punëtore ka detyruar shumë biznese të bareve dhe restoranteve të punësojnë punonjës nga Bangladeshi, India dhe vendet e tjera aziatike.

Nga bizneset e pyetura konstatohet se punonjësit nga India e shohin vendin tonë jo për të qëndruar si të punësuar, por për kapërcim drejt shteteve të tjera.

Largohen në mundësinë e parë që gjejnë. Gjithashtu rendimenti i punës së tyre nuk është i njëjtë me shqiptarët. Pra punësimi i tyre është humbje kohe për biznesin”.

Kosto për punonjësit aziatikë, ku kryesisht në bare dhe restorante janë punësuar nga Filipinet është 400 USD paga minimale, dukë përfshirë fjetjen dhe ushqimin për 10 orë punë në ditë. Për punonjësit e kualifikuar paga është më e lartë.

Edhe për këtë vit sektori i bareve dhe shërbimeve në nisje të sezonit turistik u gjend sërish me një mungesë prej 15,000 punonjësish.

Jahja rekomandon se duhet të gjendet një zgjidhje me politika stimuluese ndaj punonjësve vendas.

Së pari, ai rekomandon përfshirjen e komunitetit rom në shërbime jo vetëm në kryerjen e punëve të rëndomta. Gjithashtu lind nevoja sipas për forcimin e ligjit të përfitimit të ndihmës sociale, për mos dhënien e saj pa vlerë, po orientimin drejt tregut të punës.

“Së dyti, sipas tij në planin afatgjatë të masave është e domosdoshme ngritja e shkollave profesionale, në qytete sipas kërkesës së bizneseve. P.sh në Berat shkollë për guida etj., në Vlorë për shef kuzhine, shef salle, recepsion, menaxher hoteli, somelier etj

Se treti ndihmë për sa i përket biznesit sezonal në mbajtjen e stafeve dhe zgjatjen e sezonit”.

Fasonët për 6 muaj kanë punësuar 450 gra nga Nepali dhe Filipinet

Ndryshe nga çfarë po ndodh me baret dhe restorantet, për ndërmarrjet fason nisma për punësimet e të huajve po rezulton më e suksesshme. Kryetari i Proeksport Albania Edvin Prençe thotë se numri i të larguarve është shumë i vogël, pasi shumica e të punësuarave janë gra.

“Numri i të larguarve bie ndjeshëm ne momentin qe merr gra. Në këto 6 muaj që kemi pasur rreth 450 persona të punësuar nga Nepali dhe Filipinet. 98% e tyre janë gra. Maksimumi 5% e tyre janë larguar dhe shumica janë deportuar nga bizneset sepse nuk ishin në pritshmërinë e tyre, pa asnjë njohuri në sektor dhe jo të gjithë përshtaten”.

Për sa i përket rendimentit në punë sipas Prençes rezulton se është 155 më i lartë se punonjëset shqiptare, ndërsa paga minimale është në vlerën e 450 USD në muaj.

“Kjo është një shtysë për rritje të produktivitetit, pasi ndihet konkurrenca mes punonjësve. Pra një shtyse për mirë flasim gjithmonë dhe po integrohen mjaft mire me punonjëset tanë”./ Monitor



15 Comments

  1. Do mbeten aty vetem bastardet e haremit te ramekurvit dhe banditet e tipit rraja
    Kur shikon ato pamje te dhunes se tyre shtazore….
    Edhe Neandertalet do merrnin arratine per te gjeture ndonje shpelle diku larg chiflikut te kurvit te gjate.

  2. Se pari, ky perfaqesues pohon me gojen e vet page per 10 ore pune ne dite? O zoteri, ju duhet te paguani standart per 8 ore pune x 6 dite dhe puna shtese paguhet x 1,5 here me shume! Do ikin po i skllaverove njerezit, ti ke mentalitet skllaverie moderne dhe te gjithe punedhenesit shqiptar sepse e ke marre shkollen me mik dhe jo me aftesi! Ti je per burg me gojen tende, ne shkelje te ligjit te punes me deklaratat qe ben! Paga jepet ne perputhje me inflacionin, i di cmimet e bulmetit ti apo s’ka gje te hash ti dhe koklopat qe keni biznese e te vdesi punonjesi! Ty shqiptaret nuk te kthehen kurre me pas dhe viti qe vjen do behet lufte mes UK dhe EU per punonjes nga Ballkani. Biznese kroate e greke po i marrin aziatiket me 80 % te pages se vendasve! Ju do falimentoni qe kur lejoni kete shtet te ndyre te sulmoje me Stop e Fiks agjencite private te punes! Do flisja shume gjate por ketu ne kete shtet te dhjere nuk ja vlen te sjell me njerez, i kam lare duart nga bizneset e Shqiperise!

  3. Budallalliqe personash qe nuk kuptojne cdo me thene kosto e punes dhe ngaterrojne manaxhimin me rendimentin. I japin punonjesit te huaj 600 Leke (me kontribute) e punetorit Shqipetat me pak se 450 mije leke..Derdellites esterofil pa terbjet..

  4. Ky funderrina i pagon punonjesit 400$ ne per muaj 7 dite ne jave per minimumi 10 ore pune ne dite (une kam pershtypjen qe punojne nga 12 ore). Kjo pagese eshte nen minimumin e pages minimale te vendosur nga qeveria. Ky plera eshte per burg.
    Sipas pohimeve te tij punetoret punojne min 70 ore ne jave, po te llogaritesh punen jashte orarit me 150% sipas ligjit, na del qe punojne 85 ore ne jave. Paga minimale eshte 320$ per 40 ore pune, keto i bie qe minimalisht duhet te paguhen 650$ ne muaj, cdo pagese me pak se kjo eshte shkelje ligji!

  5. Adrian Kalivaçi shkruan:

    “E verteta eshte se Zef Deda u dergua dhe u kurua falas ne ato vite ne Viene te Austrise, ne nje nga spitalet me te mira e me te kushtueshme. Te gjitha shpenzimet, trasporti ajror, shtrimi ne spital, vizitat e mjekëve, analiza, diagnozat, terapitë, të gjitha te paguara nga shteti “diktatorial”
    shqiptar.Jul Deda idioti funksional i familjes berisha ja mori fytyren babes,te madhit te humorit shkodran

  6. Puna ne Australi me ligj eshte 38 ore ne jave.Llogaritet 5 dite ne jave me nga 8 ore dita qe i bie 40 ore.Do heqesh 30 minuta pushim ne dite qe nuk paguhen dhe i bie 37.5 ore.Nje dite duhet te punosh gjys ore extra dhe arrin 38 ore ne jave.Dita e punes ka dy pushime me nga 30 minuta,Njeri nga keto pushime paguhet dhe tjetri jo.Mbas 8 oresh pune ,3 oret e para paguhen 1.5 dhe kur ti kalosh keto 3 ore paguhesh dyfish per ore .Fillon punen mbas 6 pasdite deri ne 6 te mjesit paguhesh nje perqindje extra si veshtiresi pune.Nese punon ne te njeten kompani per 7 vite merr bonus 6 jave pushim qe paguhen, domethene vec pushimeve vjetore 4 jave.Nese punon ne te njejten kompani 10 vite merr 3 muaj pushim perveq pushimeve vjetore dhe cdo 5 vite me shume,15-20-25-30 vjet fillon dhe merr me shume pushime.Gjitha , overtime, oret e pushimeve vjetore, first aid, ora e punes sa merr,siguracione, etj ti tregojne cdo here qe paguhesh me email.Ke te drejte te marresh cdo vit 10 dite pushim maksimumi nese je semure , me raport mjeksor dhe te paguhen.Gjitha keto dite mjekimi qe te takojne cdo vit apo dhe pushimet vjetore, nese nuk i harxhon, nuk humbasin asnjehere dhe akumulohen edhe pse nuk i ke perdorur.Jo si ne Shqiperi qe duhet ti marresh pushimet vjetore brenda vitit ndryshe te digjen.Kjo ishte sa per kuorizitet nje pjese e rregullave te puntorit ne Australi se ka edhe rregulla tjera shtese.Puntoret ne Australi jan mbreter , ne krahasim me puntoret qe punojne ne Shqiperi.Per ate nuk punon kush aty se te trajtojne si skllav.

    1. Bizneset ne Qenef qelbistan i drejtojne moterqirat qe shiten kusherirat dhe mall ne evrope.
      Pastaj u bene biznesmena shezllonash dhe hotelesh me kondicionera pa kabell. Sepse jane te shkathet dhe inteligjente, ekonomista dhe manaxhere te lindur nga bytha.

  7. Bizneset ne Qenef qelbistan i drejtojne moterqirat qe shiten kusherirat dhe mall ne evrope.
    Pastaj u bene biznesmena shezllonash dhe hotelesh me kondicionera pa kabell. Sepse jane te shkathet dhe inteligjente, ekonomista dhe manaxhere te lindur nga bytha.

  8. Po si nuk ju vjen turp ketyre plehrave qe kane bisneset qe ju japin 400 euro rroge dhe ushqim dhe fjetje falas te huajve ndersa Shqiptareve as ushqim falas dhe as fjetje por dhe nga 200000 leket te vjetra me e shumta ne muaj ose sua japin rrotat fare per 6 muaj. As je bythzi nuk e Ben punen e Shqiptarit per rrobaqepsi.

  9. Po si nuk ju vjen turp ketyre plehrave qe kane bisneset qe ju japin 400 euro rroge dhe ushqim dhe fjetje falas te huajve ndersa Shqiptareve as ushqim falas dhe as fjetje por dhe nga 200 000 leket te vjetra me e shumta ne muaj ose sua japin rrogat fare per 6 muaj. Asnje bythzi nuk e Ben punen e Shqiptarit per rrobaqepsi. Vendi I vetem.ne Bote qe ka vuajtur me shume nga te huajt dhe torturon njerzit e vet dhe do me shume te huajt. Enver Hoxha mos tu harrofte emrin por bere nje gabim.qw nuk e zhduke gjysmen e popullsine se Vetem plehrat jane

  10. -8 ore pune +1 ore pushim ne dite
    -pushim per cdo feste kombetare
    -paga e gjitha ne banke jo nje pjese kesh
    -21 dite pune leje te garantuar
    -kamarieri te beje kamarierin jo pastruesin
    -oret shtese/dite festash te paguara me 150% dhe zgjedh punetori nese do te punoje ose jo .

    Te respektohet rigorozisht kodi i punes me kontraten ,periudhen e proves e cdo kusht qe puna te kryhet ne dinjitet te plote

    Po askush ne Alb si ben keto gjera ,sidomos lokalxhinjte …keshtu qe mbetshi bosh qe te pakesoheni si kudo ne bote dhe ju …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *