• |
ide | kryesore

Basha kundër Krichbaum, kush ka të drejtë?

Arkiva, Të fundit


Në fillin të këtij sezoni në mbledhjen e grupit parmalentar kreu i opozitës Lulzim Basha theksoi se se Reforma në Drejtësi është e diskretuar, se të paktën 11 gjyqtarë janë mbajtur në sistem jashtë rregullave, se vettingu është i korruptuar prej fillimit dhe se synohet kapja e KLGJ dhe KLP nga ana e qeverisë. Por nga ana tjetër një nga deputetët e mirnjohur gjermanë të cilin në Shqipëri e kanë prezantuar edhe si mbështetës të flaktë të tij, Gunther Krichbaum, po sot ka shfaqur një mendim të ndryshëm në një intervistë në gazetën Panorama. Ai e quan reformën në drejtimin e duhur por vetëm kritikon ngadalësinë e procedimit të saj (janë verifikuar vetëm 57 gjyqtarë nga 800 theksoi ai).

Pra kur lexon këto qëndrime diametralisht të kundërta, njërin që e qan të diskredituar dhe tjetrin që e konsideron hap në drejtimin e duhur që duhet hedhur më shpejt, natyrshëm lind pyetja: kujt i duhet besuar, opozitarit shqiptar, apo mikut të tij gjerman?


2 Comments

  1. Te dyve. Pamvaresisht se basha e ka shume per zemer te genjeje, ne shume gjera ka te drejte sepse ia di CV-ne gjyqtareve dhe “vetinguesve”. Ne kete aspekt, njohjen e gjyatere dhe “vetinguesve”, Kirchbaum eshte “nul”. Nuk ia ka idene se kush ka kaluar dhe se kush ka ngelur dhe per kriteret qe jane perdorur “per te prere koka” dhe cilet kritere jane perdorur “per te kaluar lumin”, por vetem i referohet Reformes ne Drejtesi qe ka filluar. Kirchbaum nuk ia ka idene as per mungesen e Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte, pasi nuk ma ha mendja te kete patur kohe te merret me cfare ndodh ne Shqiperi me Gjykatat dhe Gjyqtaret… Beojini te dy se gjysme te vertetat e secilit, nxjerrin te verteten e plote.

  2. Kirchbaum ben politike, nuk i duhet shume info per drejtesine shqiptare. hallet e dertet, e drejtesise se munguar i heqin shqiptaret.
    Mund te ishte objektiv ndoshta , por ne fund as qe i intereson . Cfaredolloj zgjidhje nga shqiptaret per drejtesine per kirchbaum e te tjere si ai , do jete OK. Mjaft qe shqiptaret te jene dakord brenda disa kornizave stabiliteti. dhe normave ne dukje demokratike me mbeshteje bipartizane.
    shkurt nuk di gje saktesisht , nuk i intereson aq shume dhe kupton mjaft mire qe qeveria ia ka mbyt me top reformes ne drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *