• |
ide | kryesore

Irina Shayk,vetëm në tapet të kuq

Paparazzi, Slider


Irina Shayk ka udhëtuar në Itali me bashkëshortin Bradley Cooper dhe vajzën e tyre njëvjeçare, për të qenë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të filmit në Venecia.Ajo ka arritur të marrë gjithë vëmendjen e paparacëve gjatë parakalimit në tapetin e kuq. 32-vjeçarja shkoi në Venecia për të mbështetur partnerin për premierën e filmit të ri “A Star Is Born”.Fustani i hapur në pjesën e shpinës vinte në pah linjat trupore të modeles së njohur.Por edhe pse shkoi aty për të mbështetur partnerin, çuditërisht Irina nuk shoqërohej nga Cooper, por nga stilistja e njohur Donatella Versace.Aktori hollivudian ishte shoqëruesi i këngëtares Lady Gaga, e cila është gjithashtu pjesë e filmit “A Star Is Born”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *