• |
ide | kryesore

Kim në dijeni të lidhjes së Kanye dhe Irinës prej kohësh

-Instant, Paparazzi, Slider



Menjëherë pasi vendosi të shkurorëzohej nga Kim Kardashian, Kanye West u pa me modelen Irina Shayk në Francë.

Ish-gruaja e tij e komentoi marrëdhënien duke thënë se nuk e shqetësonte fakti që reperi e kaloi ndarjen kaq shpejt. Një burim i afërt me çiftin ka thënë për Us Weekly se Kim e dinte për marrëdhënien e Kanye edhe para se fotografitë nga Franca të botoheshin në media.

“Kanye dhe Irina e kanë takuar njëri-tjetrin fshehurazi për disa muaj, ndërsa Kim e ka njohur atë për një kohë të gjatë. Modelja e famshme nuk e shqetëson atë, madje është e lumtur që Kanye e zgjodhi atë”.

“Kim është e kënaqur me sjelljen e Irinas, pas ndërprerjes së lidhjes me Bradley Cooper në vitin 2019. Modelja më pas refuzoi të zbulojë informacione private për publikun dhe u soll shumë e pjekur. Kim nuk do të donte që ish-burri i saj të ishte me dikë që do të tërhiqte shumë vëmendjen e medias”, ka thënë burimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *