• |
ide | kryesore

Miqtë e Kourtney mohojnë deklaratën e Kim

Arkiva, Paparazzi



Miqtë e Kourtney Kardashian kanë hedhur poshtë pretendimin e motrës së saj Kim se ato janë pjesë e një bisede në grup të quajtur “Not Kourtney”.

Në premierën e sezonit 4 të “The Kardashians”, motrat u përfshinë në një tjetër grindje me  Kim që shprehte “shqetësim” për Kourtney dhe martesën e saj me Travis Barker. “Ti një person tjetër. Ne të gjithë flasim për këtë, “i tha themeluesja e SKIMS motrës së saj më të madhe në telefon. “Të gjithë miqtë e tu na marrin në telefon duke u ankuar”, vazhdoi ajo. “Ne jemi të gjithë të hutuar dhe jemi në një bisedë në grup që në fakt e kemi quajtur “Not Kourtney”.

Por, së fundmi themeluesja e Poosh postoi  në Instagram një pamje të një bisede  midis saj dhe miqve Simon Huck, bashkëshortit të tij Phil Riportella dhe Allie Rizzo Sartiano.

Një tekst, i dërguar nga Sartiano, lexonte: “A duhet të nis bisedën në grupin, YASS Kourtney?” të cilës Huck iu përgjigj: “OMG të lutem! Ka njerëz që më akuzojnë se jam në grupin tjetër.Kim gënjeu sepse asnjë mik i Kourtney nuk është pjesë e atij grupi”.

Gjatë premierës së sezonit të së enjtes, Kim pohoi  gjithashtu se fëmijët e Kourtney – djali Mason, 13, vajza Penelope, 11 dhe djali Reign, 8 vjeç – “folën me të për problemet që kanë” me nënën e tyre. “A është normale kjo? Ti ke përfshirë miqtë, fëmijët e mi dhe të gjithë kundër meje, “tha ajo.

Motrat nuk i zgjidhën gjërat gjatë episodit, me Kourtney që e quajti Kim një “egoiste… narcisiste” dhe një “shtrigë” përpara se të mbyllte telefonin./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *