• |
ide | kryesore

Ish-partnerja e Travis Barker shpërthen kundër familjes Kardashian

Paparazzi, Slider



Shanna Moakler ka sulmuar së fundmi familjen Kardashian në një podcast të titulluar “Dumb Blonde”.

Ish-modelja ka folur për bashkëprindërimin me Travis Barker dhe problemet që nisën kur lidhja e tij me Kourtney-n u bë zyrtare.

“Kur Travis u njoh me Kourtney-n, aty ndodhi një tjetërsim prindëror, pasi ai donte të dukej si një “super baba” edhe kur nuk ishte i pranishëm,” tha Shanna.

Ajo foli edhe për ndikimin që fama e familjes Kardashian pati në rritjen e fëmijëve të tyre.

“Fama që ata panë te Kardashians dhe përfshirja e mundshme në show për shkak të babait të tyre u dha një tjetër hov. Kardashians u blejnë atyre marka të shtrenjta, dhurata të çmuara, ndërsa unë nuk mund t’ua jap dot këtë standard.

Në djall të shkojë ajo familje. Janë të neveritshëm. E shtyva veten që fëmijët e mi të mos lidheshin aq shumë me ta dhe të krijonin urrejtje për mua. Gjithsesi, ata mund të bëjnë çfarë të duan, unë do jem këtu duke i pritur dhe dashur pa kushte, sepse jam nëna e tyre!” shtoi Moakler.

Shanna dhe Travis kanë dy fëmijë së bashku: Landon 20 vjeç dhe Alabama 18 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *