• |
ide | kryesore

Kourtney rikujton videon e famshme të Kim me vathët me diamantë

Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian rikujtoi sërish videon e famshme të Kim, e cila humbi  vathët me diamantë në oqean.

“Diamantet e mia ranë në oqean dhe kanë humbur”, shkruajti ajo në një foto ku është duke u larë në det. Njerzit nisën nga batutat dhe rikthyen në vëmendje videon e famshme të Kim Kardashian, e cila në një nga episodet e 2011-ës të reality show-t të famshëm, humbi në det vathët e diamanteve me vlerë 75.000 dollarë dhe filloi të qajë.

Asokohe, Kourtney, u bë virale për batutën e saj: “Kim ka njerëz që po vdesin në botë”.  Në postimin e Kourtney, u bashkua edhe Kris për të vazhduar batutën e saj. “Kourtney ka njerëz që po vdesin”, shkroi nëna e vajzave të famshme.

“Kjo batutë nuk të mërzitet kurrë”, shkruajti fansi në komente. Shumë të tjerë shkruajnë batutën, ndërsa dikush i kujton internetit se Kourtney është kurorëzuar si personi më gallat nga Kardashian-Jenners.

“Je ikonike“, shkruajti një komentues. “Je kaq gallat pa u përpjekur fare“, shtoi një tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *