• |
ide | kryesore

Kim reagon pas rikrijimit të look-ut të saj nga Kourtney

Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian zbuloi së fundmi pamjen e saj për Halloween.

Veshja e Kourtney ishte një rikrijim i fustanit me lule Givenchy që Kim veshi në debutimin e saj në Met Gala 2013  kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë të saj dhe Kanye, North.

“E Premte e çuditshme”, shkroi Kourtney në postimin e saj në Instagram. Kim i ripostoi fotot në Instagram Story, duke i dhënë kostumit të Kourtney vulën e miratimit duke përfshirë emoji-t që duartrokasin.

Në kohën kur Kim veshi fustanin, përdoruesit e rrjeteve sociale e krahasuan me personazhin e Robin Williams, Ms. Doubtfire. Në një intervistë të vitit 2019 me Vogue, Kim reagoi ndaj kritikave me të cilat u përball në atë kohë.

“Po qaja gjatë gjithë rrugës për në shtëpi sepse thjesht nuk mund ta besoja”, tha ajo. “Ishin gjithë atpo meme  për mua dhe  Robin Williams madje e postoi në Twitter dhe tha se dukesha si zonja Doubtfire. Kështu që unë thjesht qava.”

Veshja e  Kourtney vjen në mes të debatit të saj dhe Kim për dasmën e saj në Itali. Por gjithçka duket se është mirë mes motrave tani,  pasi Kourtney së fundmi uroi motrën e saj për ditëlindje.

“Njerëzit mendojnë se zënkat që kanë parë në televizor janë të këqija, por nuk kanë parë  debatet që nga fillimi i shkollës së mesme,” shkroi pjesërisht Kourtney. “Të dua përgjithmonë. Zoti e bekoftë këtë vit me dashuri, lumturi dhe gëzim.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *