• |
ide | kryesore

Skenarët/ Si do të ndahen kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës (hartat)

Arkiva, Kryesore



Megjithëse njeriu i parë që hodhi idenë e rishikimit të kufinjve presidenti Hashim Thaçin nuk u tregua i sinqertë përpara publikut duke folur vetëm për bashkimin e Luginës së Pershevës me Kosovën, tashmë nuk përbën sekret fakti ajo që po diskutohet nuk është një dhurim, por një shkëmbim. E për këtë kanë filluar të diskutohen hartat, të ndahen territorret dhe të numërohen popullësitë.

Gazetari Baton Haxhiu, që e ka mbështetur me mish e me shpirt idenë e Thaçit për rishikimin e kufinjve ka shpalosur të mërkurën në mbrëmje në emisionin “Zona B” në Klan Kosova projektet mbi të cilat po punojnë në fshehtësi Thaçi, Vuçi dhe lobistët pranë tyre që duan t’a shtyjnë përpara këtë çështje.

Sipas këtij projekti të shaposur në Klan Kosova që Lapsi.al e ka ndjekur Kosova do ti dorëzojë Serbisë pjesën e saj veriore me Veriun e Mitrovicës, Leposevaqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin ose gati 10% të teritorit të saj.

Ajo do të marrë në këmbim Luginën e Preshëvës që përbëhet nga Presheva, Bujanovci dhe ndoshta dhe Medvegja ku shqiptarët nuk përbëjnë më shumicë.

Në emisionin “Zona B” është bërë një bilanc edhe i popullsive që mendohen të zhvendosen nëse plani që po kundërshtohet me forcë nga shtetet kryesore europine arrin të realizohet ndonjëherë. Në zonat e Luginës së Preshevës banojnë afro 80 mijë qytetarë, gati 70% e të cilëve janë shqiptarë. Ndëra në Kosovën e veriut afro 40 mijë, nga të cilët 93% janë serbë.

Por përpos, dilemave territoriale dhe demografike në lojë janë edhe interesa të mëdha ekonomike. Burime të “Zona B”, qe Lapsi.al e ndoqi, kanë bërë të ditur se problemet e minierës së Trepçës dhe liqenit të Ujmanit që është me rëndësi jetësore për ekonominë e Kosovës do të zgjidhen me marrëveshje mes dy vendeve.

©Lapsi.al

Emisioni i plote “Zona B” e Baton Haxhiut

 

https://youtu.be/aaiD5a5icbs



3 Comments

  1. Kesaj i thone te besh pazar me territore shqiptare, vetem se i do bytha serbeve! Prandaj harta e Shqiperise ka ngelur si p*!

  2. mos u shqetsoni supriza te mella e presin serbin ne planin ekonomik ,ku interesat globale do ta shtyjne drejt coptimit,si komb ,dhe laRGIMIT NGA BALLKANI DREJTE ALASKES VENDLINDJES SE TE PAREVE TE TYRE BASHKE ME KOMBET ENDACAKE QE VERSHUAN SHEKUJ ME PARE NE TROJET TONA ,KETE ZHVILLIM DHE VRULL E NJOH NE DETAJE ,POR CUDITEM SE SI MAJMUNET DESHIROJNE TE BEHEN LUAN ,NDERKOHE QE SI AFRITEN AS CAKALLIT,POR KAN NGELUR NE CILESIN E LEPURIT DHER SI LEPUJ TENTOJNE TE GJEJNE NDONJE KARROT POR SDO GJEJNE TJETER VEC FERRA DHE FERR,E RENDESISHME ESHTE QE JAN ZBULUART PLANET DHE NJEREZIT QE U SHERBYEN ATYRE TASHME LUFTA PER SHPARTALLIMIN E TYRE KA FILLUAR NE CDO DETAJ PRSISNI ,SE ATE CFAR MBJELLET DO TE KORRNI JU DO TE MALLKONI TE PARET DHE FEMIJET TUAJ DO TU MALLKOJNE JUVE PER CMIMIN E PADREJTESIS QE MI KOK E KENI PER GJITH FAR I KENI BERE DHE PO MENDONI TI BENI KOMBIT SHQIPTARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *