• |
ide | kryesore

Panuccit i kompletohet mbrojtja: Ajeti firmos për Grasshopers

Sport



Vigjilja e Ligës së Kombeve, përpara dy ndeshjeve me Izraelin dhe Skocinë, ishte e sikletshme për teknikun e përfaqësueses Christian Panucci, të cilit iu desh të dizenjojë repartin e prapavijës me rezultat që u kuptua në transfertën e Skocisë.

Jo vetëm dëmtimet, por edhe mungesa e skuadrave për disa nga elementët e besuar të italianit kondicionuan zgjedhjet e tij në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

Megjithatë situata tashmë ka ndryshuar për mirë. Mërgim Mavraj edhe pse ishte i grumbulluar, nuk luajti në të dy ndeshjet sepse ishte pa një skuadër. Firma me Aris Selanik erdhi vetëm dy ditë përpara sfidës me Izraelin dhe të paktën tashmë 32 vjecari do të ketë minutat e duhura për të kontribuuar në kombëtare.

Lajmin më të mirë megjithatë Panucci e ka marrë nga Arlind Ajeti. Qendërmbrojtësi, pas zgjidhjes së kontratës me Torinon, ishte pa ekip deri sot kur firmosi për Grasshopers në Zvicër. Aventura e pafat në Torino, edhe pas huazimit te Krotone, bëri që për Ajetin të interesoheshin vetëm klube në Serinë B.

24-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-veçare, me opsion rinovimi për 2 vite të tjera, duke u kthyer në Zvicër pas 3 vitesh, por në një tjetër skuadër. Në periudhën 2011-2015 Ajeti ka luajtur për Basel, aty ku tani do të gjejë kundërshtar vëllain e tij Albian Ajeti.

Dëmtimi i Natan tek Grasshopers i ka hapur rrugë Ajetit për në Zvicër dhe tani lojtari mund të ketë hapësirat e duhura për tu kthyer edhe në dispozicion të teknikut të kombëtares, i cili ngadalë po rifiton të gjithë pjesët e munguara të skuadrës, gjithnjë duke shpresuar edhe në një rikuperim të shpejtë të Grezdës, Roshit e Sadikut…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *