• |
ide | kryesore

The Weekend përballet me akuzën për vjedhje kënge (VIDEO)

Paparazzi, Slider


Yasmin “Yasmina” Mohamed është një artiste me origjinë somaliane e cila në vitin 2009 publikoi një këngë në youtube që mban emrin “Hooyo”. Sipas këngëtares kënga është shumë e njohur sidomos në Afrikën e Lindjes, vend me të cilin The Wekknd ka shumë lidhje.

Kështu ai së bashku me producentët e hitit “Starboy”, Daft Punk,  e kanë marrë këngën, sidomos meoldinë e vargëzimin e strofave dhe nuk i kanë dhënë artistes asnjë të drejtë autori. Të paktën kështu pretendon Yasmina e cila sapo ka hapur një proçedurë gjyqësore ndaj kolegëve të saj. Gjithashtu ajo ka paditur në gjykatë labelin “The Squad” dhe producentët e saj të cilët ja kanë shitur The Weeknd këngën por nuk i kanë dhënë asnjë përfitim monetar. Avokatët e tyre pretendojnë se grupi muzikor “The Squad” kanë në pronësi muzikën e këngës dhe Yasmina nuk ka asnjë të drejtë mbi të, prandaj dhe padia ndaj të dyja palëve është pa kuptim.

 

https://www.youtube.com/watch?v=DxsXomb2jKY


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *