• |
ide | kryesore

U kthye në shtëpinë e tij, Tristan tradhëton sërish Klohe

Paparazzi, Slider


Dje u publikuan lajmet se Khloe Kardashian kishte vendosur të hidhte pas shpine tradhëtinë e Tristan Thompson kur ajo ishte shtatzënë dhe të kthehej në shtëpinë e tij në Cleveland.

Pavarësisht kësaj, duket se gjërat kanë marrë përsëri një tjetër rrjedhë sepse Tristan Thompson është kapur përsëri mat. Të mërkurën mbrëma ai është parë i shoqëruar me shokët e tij teksa hynte në një club nate në Hollywood. Ata kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit, por nga videoja e publikuar duket se ato kanë qenë në shoqërinë e dy bruneve seksi.

Në një video të postuar nga “Daily Mail” dallohet qartë se dy vajzat kanë dalë më përpara nga klubi ndërsa dikush i ka kërkuar të presin. Pak sekonda më vonë janë parë edhe Tristan Thompson me shokët teksa kanë dalë dhe menjëherë kanë hipur në makinë për t’u larguar, e fill pas tyre edhe dy vajzat në një tjetër makinë kanë marrë të njëjtin drejtim.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *