• |
ide | kryesore

Vildane Zeneli tregon për aksidentin e rëndë në Amerikë

Paparazzi, Slider


 Dje e ftuar në “Xing me Ermalin” Vildane ndër të tjera ajo rrëfeu dhe arsyen pse për rreth dy vite ajo nuk e kishte vazhduar karrierën e saj.

Modelja  tregoi se si gjatë qëndrimit në një nga hotelet më të famshëm të New York ajo kishte pësuar një aksident. Pasi ishte larë në banjën e hotelit ajo ishte kthyer sërish aty pas gjysmë ore por banjoja nuk ishte fshirë e kështu ajo u rrëzua duke thyer dorën. Dëmtimi që pësoi nuk kaloi aspak lehtë sepse u detyrua të bënte 3 operacione brenda një viti dhe të vinte hekura në dorë. Për më tepër kjo gjë e bëri të mos punonte për dy vjet por gjithsesi ajo rrëfeu se kishte marrë një kompensim të majmë për aksidentin. Kompensimi kishte ardhur pasi Vildanja e kishte hedhur në gjyq hotelin ku po qëndronte dhe në seancën gjyqësore kishte përdorur dhe fotot e dores se thyer e grafitë, të cilat I tregoi dhe në emision.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *