• |
ide | kryesore

Djali i deputetit socialist u shpall në kërkim nga policia edhe një ditë para zgjedhjeve

Lajme, Të fundit


Denoncimi që bëri ish-nënkomisar Emiljano Nuhu për zyrtarë të lartë të PS-së, të cilët sipas tij, e kanë kërcënuar për të mbyllur çështjen e akuzës që rëndon mbi djalin e deputetit socialist, Rrahman Rraja, për përdhunimin e ish-të dashurës ka hapur një aferë të re me deklarata pro dhe kundër.

Në emisionin “Opinion”, gazetari Mentor Kikia ka publikuar dokumentin ku tregon njoftimin e policisë të vitit 2017, teksa shihet se djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja ka qenë me precedent penal edhe më parë.

“Djali i deputetit, është një person me precedent penal, i kërkuar për vepra të tjera penale, është njoftimi i policisë ky që është në kërkim, që nga data 24/06/2017, ndërkohë që ky hynte dhe dilte nga komisariati dhe merrte vajzën”, – është shprehur Kikia. Bie në sy që djali i deputetit është shpallur në kërkim një ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit. Kërkimi policor zgjat vetëm 30 ditë nëse prokuroria nuk kërkon një masë arresti ose zgjatje të hetimeve. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. ishte fshehur ne byth te rames disa dit ,pastaj ne at te balles,pastaj bythen i qelen per strehim berti,dushku,astrit,disa te pa emer e gr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *