• |
ide | kryesore

Vëllanë ia dhunuan Rrajat/ Lulzim Maja: Më kërcënojnë me jetë në Facebook

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lulzim Maja



Një 43-vjeçar, pjesë e fisit Maja në Krujë ka bërë sot në policinë e Tiranës. Ngjarja vjen pas kon fliktit me e hapur në Borizanë me anëtarë të fisit Rraja. Një person i quajtur Lulzim Maja ka denoncuar në polici se në profilin e ‘Facebook’-ut të tij kishin ardhur disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur. Mësohet se 43-vjeçari është vëllai i një prej të dhunarve nga Rrajat, Jashar Majës.

“Me datë 10.07.2023, është paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë shtetasi Lulzim Maja, 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ka kallëzuar se në llogarinë e profilit të tij në Facebook ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, nga një llogari e panjohur.

Pas kallëzimit të marrë nga 43-vjeçari, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, për veprime të mëtejshme procedurale” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *