• |
ide | kryesore

Berisha mesazh Ramës: E bëre me Ervis Martinajn, por nuk e bën kurrë me Arben Ahmetajn

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën për të mos i prekur “asnjë fije floku Arben Ahmetajt”. 

Berisha u shpreh se nëse Ahmetaj do të cënohet, Rama do e pësojë personalisht te familja e tij.

Lexo më tej: Inceneratorët/ Arben Ahmetaj: Ish-lideri im Edi Rama më ngriti pritë! 

Sipas Berishës, Rama ka bërë të njëjtin veprim me Ervis Martinajn, i njohur si ish-drejtues i kompanive të basteve në vend, tanimë i zhdukur.

“I deklaroj Edi Ramës, se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt apo familjes së tij, do e pësosh personalisht me familjen tënde. Ja bëj këtë se Arben Ahmetaj të denoncojë. E bëre me Ervis Martinajn, por nuk e bën kurrë me Arben Ahmetajn. Mos përdor kriminelë mor hajdutë, përdor vrasës mor frikacak, sepse nuk do mund të ndalosh veprime të tjera pastaj”, u shpreh Berisha gjatë tubimit të mbështetësve të tij mbrëmjen e sotme.

Gjatë intervistës së djeshme për Syri Tv, Arben Ahmetaj zbuloi se ishte kërcënuar tre herë, madje edhe familjarisht. Ahmetaj u shpreh dy herë gjatë intervistës: “Nëse jam gjallë…”. Kjo nënkupton se jeta e tij është në rrezik.

“Jam kërcënuar 3 herë nga njerëz të panjohur. Një herë në telefon nga burgu dhe dy herë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kur kërcënimi kaloi tek gruaja që mbante fëmijën tim tek liqeni nuk e lashë më si trim i madh. Hera e fundit ishte tek rrethi tek liqeni. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të dalë kryeministri dhe të thotë “të vejë në të sëmës” dhe të të thotë “po të isha unë gjykatës dhe prokuror di të ishte më keq” normal që do kisha kërcënime” – u shpreh në intervistën me Çim Pekën, Arben Ahmetaj. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Berisha: Ahmetaj zbuloi se Rama është në krye të vjedhjes së shekullit 



6 Comments

  1. “I deklaroj Edi Ramës, se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt apo familjes së tij, do e pësosh personalisht me familjen tënde.Beni dixhital i salihut ja ka futur kembet ne nje kepuce salihut sa e detyroje serbin salih te thote fjalet e mesiperme sot para shpellkareve te tij te rrugica.Salihu merr ne mbrojtje visin e martinajve qe pastronte milionat e eurove te shkelzenit dhe argites,bosi i Trustit te Geshtenjave salih karaxhic berisha e nxorri koken e tij.

  2. “Mos ma prek Ben Ahmetaj” – PD i reagon Berishës: Rrogëtari i Arben Ahmetaj duhej të kërkonte falje, fillimisht demokratëve

  3. Doktori sapo tha një të vertetë të madhe që dihej botërosht
    rama është kontigjent burgu me urdherin për vrasjen e martinajt

  4. Rama nuk njihet per vrases.
    Per hajdut mbase.
    Per vrasje te gjith e din se kujt i pelqen gjaku.
    Nje VAMPIR ka shqiperia. Ai eshte SALIA.

    1. Ke te drejtë rama eahte vrases masiv, 20 mijete vdekur dhe rama ndante leket e spitaleve me vilmën beqain etj për të mos folur për 3 deri 4 mijë vdekje ne vit nga ajri ndotur i tiranës

      A rrotë kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *