• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kur Rama mbronte Rrahman Rrajën: Është i zgjedhuri i komunitetit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rrahman



Kur në tetor të vitit 2018 plasi skandali i dhunimit të një vajze të re nga djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja kryeministri Edi Rama doli hapur në krah të të zgjedhurit të tij. Rama fillimisht sulmoi policin Emiliano Nuhu që kishte guxuar të denonconte kërcënimet me jetë që kishte marrë nga të rinjtë e fisit Rraja vetëm sepse kishte marrë dëshminë e vajzës.

Në atë kohë Rama e quante policin “një horr” që kishte braktisur detyrën dhe që shteti “nuk do t’i ndahej këmba – këmbës”. Shiko videon KETU.

Në ato ditë, Rama ishte i ftuar në emisionin e Rudina Xhungës në News 24 ku tha serish sulmoi policin dhe mbrojti deputetin e tij.
“Deputeti, i ati i djalit nuk ka qenë në komisariat. Ju jeni bërë prokurorë, gjykatës, inkuizitorë. S’ka asnjë provë që deputeti ka mbrojtur djalin e vet. Nga cila lartësi morale i jep të drejtë vetes (i drejtohet gazetarit Robert Rakipllari) që të përgojosh dhe të përçmosh një person. Ai deputeti… ai burri është i zgjedhuri i atij komuniteti për disa mandate rresht. Është një person që e njeh ai komunitet atje.

Ai burri që ju flisni që sot është pranë shtratit të gruas që po vdes nga spitali nuk është marrë fare me djalin. Ju kujtoni se ne jemi të gjitha derra të kënaqur. Djali i tij është në burg. Ky është standardi i kësaj qeverie. Kemi pasur deputetë e ministra që iu fiknin cigaret në ballë kameriereve” – bërtiste Rama në studion e Xhungës duke iu përgjigjur çdo akuze me fjalën “shpifje”. Shikoje videon KETU.

LEXO EDHE: Pse e hëngri Bledi Çuçi

Më pas Rama zhvilloi një mbledhje të grupit parlamentar ku sërish mbajti të njëjtin qëndrim në mungesë të Rrahman Rrajës.

“Më vjen shumë keq për Rrahmanin, se po kalon një moment të vështirë pranë një shtrati, të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen. Por si baba me një djalë që meriton të jetë aty ku është”, – tha në atë kohë shefi i qeverisë.

Rama është pyetur për lidhjet e tij me Rrahman Rrajën edhe më pas. Ai e ka mbrojtur deputetin si një njeri të devotshëm dhe me lidhje të forta me zonën e tij elektorale. Sipas Ramës nuk është e nevojshme që të gjithë deputetët të flasin në parlament, pasi ka edhe nga ata që mbajnë lidhje me zonat duke u kujdesur për shqetësimet e tyre.

“Deputeti duhet të hetohet njësoj si të gjithë të tjerët, nëse ka apo jo implikim në këtë proces. Por fakti është që askush nuk ka mundur të bëjë asgjë edhe nëse ka tentuar, sepse policia e ka respektuar procedurën nga A-ja te ZH-ja, dhe unë u sfidoj të provoni të kundërtën. Jetojmë në një sistem kush mbush 18 vjeç mban vetë përgjegjësi përpara ligjit dhe askush tjetër nuk përgjigjet për të”, – tha Rama.

Tashmë, me publikimin e videos së Borizanës, Rama nuk ka më alibi. Fisi Rraja tregoi me zë dhe figurë se nuk pyet për shtet dhe ligje pasi në zonën e tyre janë ata që e bëjnë ligjin si të duan.

LEXO EDHE: Faktet/ Redian Rraja shantazhoi oficerin e policisë, por si hyri gjemb në këmbë

Hunjtë dhe shkopinjtë dhe arroganca e tyre duke e filmuar vetë të gjithë skenën ka vërtetuar fjalët e djalit të deputetit kur kërcënonte policin Emiliano Nuhu: Nuk më rruhet k….. fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Prapaskenat e shkarkimit të Çuçit, ultimatumi dhe takimi që nuk ndodhi me Ramën



12 Comments

  1. Ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha nuk i vjen as tek maja e thoit Rrahman Rrajës. Mjafton që të dëgjoni çfarë thoshte Berisha më 15 mars 2008 dhe deklaratën e sotme të deputetit Rraja, për të kuptuar ndryshim kanë me njëri – tjetrin këta 2 politikanë, ndonëse njëri kapi majat e pushtetit politik si president dhe kryeministër, kurse tjetri nuk shkoi më shumë sesa kryetar komune dhe deputet. Dhe rrahmani si salihu jane zgjedhur nga populli cfare ka per habi me fjalet e rames

    1. Ben mire te pish ilacet se qenke renduar shume🤯, kujdes me orarin zbatoje me korrektesi se sjell pasoja me te renda se kaq.
      Fajin e ka Saliu😂😂😂

  2. I zgjedhur i komunitetit që 5 parë shesin shpirtin.Ai nuk ka si të jetë komunitet normal kur zgjedh përfaqësues që tërë familja e tij është krimenele.

    1. Po cfare faji ka nena me baban se femit ne nje moshe madhore, bejne krime, ? jeni bere me keq se zeri popullit, mereni me biografine e dikujt tjer se cfare bene, dikudh tjeter, Te pakten Rama i shkarkon nga detyra, edhe autoret i cone ne gjyq, Kurse Sala&Meta, i japin dekorata si p.sh. policeve qe vrane ne sheshin Skenderbej

      1. Po pse vetem femijet e ketyre bekan krime o agron sufllaqexhiu , pe nuk bejne krime ata qe nuk i mbron politika o Kar sufllaqesh qe ju ngeli ne mendje vetem nje llaf ” fajin e ka saliu”

  3. 15 mars 2008 deri sot e në vazhdim, pavarësisht pamjeve të shpërthimit dhe fakteve që e lidhnin familjen e tij me ngjarjen, përfshi edhe presionin publik mbi atë që ndodhi, ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha, nuk dha kurrë dorëheqje për atë tragjedi njerëzore, as si kryeministër e as si deputet, edhe sikur në të mos ishte pleksur fare i biri, por vetëm ministri i tij i Mbrojtjes. 6 korrik 2023, në Borizanë të Krujës, familjarët e një deputeti socialist, përfshi edhe të birin, ishin pjesë e një sulmi të dhunshëm kundrejt dy kushërinjve, të cilët mbetën të plagosur rëndë dhe fatmirësisht pa pasoja vdekjeprurëse.Ti o cecen malok i ores 16:52 kujdes nga Haloperidoli e ka perdor salihu ne menyre abuzive dhe e shikoni cfare ben per 10 vjet uluret neper tv e rruget e tirones si ver llapa

    1. O i mete, ate komandantin e 21 janarit qe e permendni rast e pa rast, lideri juaj global e gradoi.

      Nuk e ha me njeri shperhjen: fajin e ka -Saliu, o i mete.

  4. Është tërë familja or mik . Tërë një mbiemër kanë. Vëllezër e nipa ,kushurinj.Pra dhe vetë deputeti.Kur e dinte se ça m.. kishte pse vazhdonte detyrën e deputetit.Apo se ashtu ishte puna!!!

  5. Sot pashe nje vidieo te presidentit Xhosa Biden ne plazh publik te qytetit te tij normal si gjithe te tjeret . Eshte president i USA qe udheheq gjithe boten e tek ne ne Albanistan edhe nje kryetar bashkie nuk vete dot i vetem ne W C ,por duhet te kete 5-6 bodiguarde me vehte.Nuk them se Bidenin nuk e shoqeronte askush,por nuk ka vend per krahasim.Por cila te ben me shume pershtypje eshte indiferenca e njerezvet te tjere pereth,jo si tek ne qe jane gati te therrasin: Parti -Enver jemi gati kurdohere per Ramen. Kam qene optimist se Shqiperia do te behet,por jo me .I jap te drejte Arian Canit qe thote se tek ne vetem 10-15 % kane dy fara mend,te tjeret hane nje cope buke e bejne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *