• |
ide | kryesore

Prapaskenat e shkarkimit të Çuçit, ultimatumi dhe takimi që nuk ndodhi me Ramën

Arkiva, Kryesore, Lajme
Prapaskenat e shkarkimit të Çuçit, ultimatumi dhe takimi që nuk ndodhi me Ramën



“Në përfundim të mandatit tim do doja që publiku të thoshte, që i mbaroi mandati Ministrit të Brendshëm, jo Ministrit të Policisë apo Rendit”. Këto ishin fjalët e Bledi Çuçit në dhjetor 2020 kur mori detyrën nga Rama pas dorëheqjes së detyruar të Sandër Lleshajt. Sot më shumë e rëndësishme është të dimë se çfarë ndodhi 48 orët e fundit që çoi në shkarkimin e kreut të Ministrisë së Brendshme sesa si e mban mend publiku Bledi Çuçin në këto dy vite e gjysmë.

Lapsi.al mëson nga burime të besueshme prapaskenat që sollën largimin e Çuçit. Publikimi i pamjeve të dhunës barbare të Rrajave në Krujë ndaj dy qytetarëve dhe hezitimi i Policisë së Shtetit për të vepruar menjëherë për shkak të mburojës politike që ata kishin, e detyruan Edi Ramën të bënte “kurban” Ministrin e Brendshëm.

Dritëhijet e Ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla në lidhje me krimin

Ai i ka parë pamjet e rënda teksa orvatej në vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u dukur si lider global, si udhëheqës europian që kishte marrë përsipër të ndërmjetësonte edhe kriza të mëdha, ndërkohë që në Shqipëri në fakt qeveris me një mendësi kriminale. Dhe çfarë ndodhi me Rrajat në Krujë, është fytyra e vërtetë e pushtetit të Edi Ramës brenda vendit.

I xhindosur keq nga pamjet e dhunës barbare të pushtetit të tij në Shqipëri teksa ai vetë shpërfaqej si lider i madh në shtetet e rajonit, Rama iu kishte lënë ultimatum dy ministrave të tij, Bledi Çuçi e Ulsi Manja ta mbyllnin këtë ngjarje pa zbritur ai nga Beogradi në Rinas. Ministri i Brendshëm duhet të arrestonte Rrajat dhe Ministri i Drejtësisë të sigurohej që ata të mbesnin në burg përmes sistemit të drejtësisë. Bëhet fjalë për vëllezërit e deputetit të PS-së, Rrahman Raja dhe djalin e këtij të fundit Rexhep Rraja.

Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramës (VIDEO)

Me tone kërcënuese Rama kishte kërkuar kontroll banese të deputetit Rrahman Rraja nën dyshimet sipas policisë se brenda saj fshiheshin vëllezërit e tij. Por pa një autorizim nga Kuvendi kontrolli ishte ligjërisht i pamundur. Ndërkohë që po kthehej nga Beogradi, Rama kishte thirrur urgjentisht në Tiranë ministrin Çuçi, i cili mbrëmjen e djeshme nuk ndodhej në kryeqytet. Çuçi mbërriti në Tiranë vonë pas mesnate tregon burimi për Lapsi.al, por një takim mes tij dhe Ramës nuk ndodhi për arsye që nuk dihen.

Rama nuk e priti Çuçin as paraditen e sotme teksa ai qëndroi i ngujuar për mbi 5 orë në zyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Gjatë gjithë ditës së sotme nuk ka pasur një takim mes tij dhe Edi Ramës. Shkarkimin nga detyra Çuçi e ka mësuar nga Twitteri i shefit të tij njësoj siç mësoi edhe emërimin në dhjetor 2020 teksa ishte brenda një serre me domate bashkë me Luigi Soreca-n në Lushnje.

Me siguri diçka ka parandjerë prej së premtes në drekë kur Rama kishte lëshuar ultimatumet e tij kërcënuese ndërkohë që orët po kalonin dhe Rrajat nuk po arrestoheshin. I zënë ngushtë edhe kësaj radhe nga zullumi i trashur i pushtetit të tij kriminal që mbronte banditë si Rrajat, Edi Rama sakrifikoi Bledi Çuçin, që duhet thënë se pavarësisht bilancit negativ me Policinë e Shtetit, nuk ka pasur akuza për korrupsion e afera si ministrat e tjerë të Rilindjes e as ka qenë shumë i atakuar nga opozita.

Pse e hëngri Blendi Çuçi

Siç mëson Lapsi.al firma për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm dhe zëvendësimit të tij me Taulant Ballën, është hedhur nga Rama mbrëmjen e së shtunës pasi ai ishte kthyer nga Vlora ndërkohë që policia dështoi edhe gjatë ditës së shtunë për të arrestuar vëllezërit dhe djalin e deputetit të dorëhequr tashmë Rrahman Rraja.

Vetë Çuçi bëri një reagim formal ku falenderoi Ramën e i uroi suksese Taulant Ballës. Pakkush priste diçka më shumë prej tij. Mister është fakti se pse Rama vendosi ta shkarkonte dhe jo t’i kërkonte që ai të jepte vetë dorëheqjen si një formë më e butë largimi. Por jo, kreut të organizatës së Rilindjes i duhej një akt më i fortë për t’ja hedhur publikut në përpjekjen mjerane për të thënë se ai nuk toleron dhe se s’ka gisht fare në këtë ngjarje.

E vërteta është që Rrajat kishin mburojën politike të Edi Ramës prej kur Rilindja erdhi në pushtet, jo thjesht në kohën kur Çuçi shërbeu si Ministër i Brendshëm. Forca e Rrajave buronte nga Rama së pari dhe më pas shpërndahej në mënyrë kapilare përmes të gjithë shërbëtorëve të tij në të gjitha nivelet e pushtetit të Rilindjes. Bledi Çuçi ndoshta nuk do të mbahet mend as si Ministër i Brendshëm e as si Ministër i Policisë apo Rendit. Thjesht një nga ministrat e radhës që u emërua në Twitter pa dijeninë e tij dhe u shkarkua po me një cicërimë pa dijeninë e tij nga kreu i organizatës së Rilindjes. ©LAPSI.al



37 Comments

  1. Ky veç artikull prefesjonal, prej gazetari, nuke ështe. Ky më shume duket si një nga komentet , që bën militantet e Saliut, për Ramen, ose të Rames per Saliun. Bushati, Armandi, dhe shumica e kolegve të tyre jane llum njësoj si Saliu, Meta, dhe Rama. Të gjith njerzit në Shqiprie, jane me mentalitet primitive, barabar, islamik dhe komunistat. Po nuke ndryshuam mentaliteti nuke Kemi gjë në Terezie.

      1. Po ti bythqir ridhjerje ( rithemelimi), nuk mendon se në këtë rast Lapsi po mburr Ramën.
        Se po thotë, Rama nuk të mban, nuk të mbron.
        Gabove, nuk punove shkon në të sëmës.
        Jo si Sala që i mbronte ministrat që bënin shkelje, siç bëri me Like Floririn, me Lulin, me Nulin, me Mediun, etj.

    1. Ja po mendojne fisi rahjave te ndroje mentalitetin e shqiptarve, A juve rilindasve tjua lirosh ckeni me prag shpie i keni pak , jene fara me ndyre e ksaj toke

      1. Do hanë bukë dhe keta te fuges. Jane plehra fare ske faj, por sja vlen vlla.
        Ci qi temen , nuk ja vlejne. Thoji vetem fugshpuar dhe kaq. Nuk eshte ceshtje truri por ceshtje buke u griu zorra

  2. Ky veç artikull prefesjonal, prej gazetari, nuke ështe. Ky më shume duket si një nga komentet , që bën militantet e Saliut, për Ramen, ose të Rames per Saliun. Bushati, Armandi, dhe shumica e kolegve të tyre jane llum njësoj si Saliu, Meta, dhe Rama. Të gjith njerzit në Shqiprie, jane me mentalitet primitive, barabar, islamik dhe komunistat. Po nuke ndryshuam mentaliteti nuke Kemi gjë në Terezie.

    1. Ti o trim i Paske të gjitha në Terezie”.
      Vetëm të mungon një gjë fare e vockël.
      Të mësosh të shkruash gjuhën shqipe.

  3. O shoku, po kjo flet rrufeja tende mos eshte shpallje e nje te vdekuri.Na e shpjego ti, eurodit aresyt e shkarkimit, apo skenarin qe pse, e si u shkarkua nje servil qeveritar i Rames. Sa per epitete, komuniste, islamiste, ne ndergjegjen tende je kaluar atyre. Nje ateist,qe urren besimin eshte si nje kafshe qe ha edhe kulishet e tij.Ne mos , per ju jane te tere te pa afte, vetem ju na jepni mendim e kritika se si duhet te jete populli nen injorancen qorre politike te shprehjeve qe perdorni ndaj tij, e emrave te personifikuar nga ju, me kritiku e i zgjuar , na hiqesh udhezues qe percakton intelektin e politikaneve e gazetareve me mbrapavi tinzare inkuizicioni.Ne i thua vehtes shqiptar, duhet ta dishe e ta shpjegosh me qarte se ku ndodhemi, cfar te bejme.

  4. Flisji Shqip o ju Qifsha Rrobte gazetar Rrobqira. Cfare eshte Atakuar o debila vari karsa? SULMUAR NE SHQIP O ANALFABET

    1. Ca ke o kar , je revoltuar aq shume se po te dhitet rilindja sa do te gjesh gabimin gjetiu. Nuk calon gomari nga veshet o kar. POme behet qejfi se ati karit tuaj po i soset uji i gamiles.

  5. Autori si duket spekullon nga maja e thanes ose neper kafet buze Lanes.

    Se pari, ministri nuk eshte shkarkuar dhe as kryeministri nuk e ka shkarkuar. Pasi Presidenti e ka kete kompetence kushtetuese.

    Si gazetare qe mbani veten, duhet te trajtoni perse topat e propogandes se kryekapsit mafioz te shtetit shtien papushim tellallit te “shkarkimit” te ministrit dhe “emerimit” te nje tjetri nderkohe qe ne fakt ai propozon. Ndersa edhe pse ka kompetence te shkarkoje drejtorin e policise qe ne rastin konkret te paaftesise dhe mosveprimi deri ne degjenerim e ka me shume se hak, jo vetem qe nuk e shkarkon por edhe me dashje as e cek fare. Asnje media nuk i hyn kesaj analize dhe keni rene si peshk ne grep te propogandes.

    1. O tope, ça thu o loqe?? Uroj te mos jesh ai toni, ai “historikari” i shqyer i ridhjerjes. Kush te ka thene o kar qe karoministri nuk ka kompetence te shkarkoje ministrat e tij o injorant i çertifikuar. Ai qe ka çelsat e kashtes ne kete katunistanin tone eshte vetem presidenti, or debil.
      Shpejt ilaçet se do behesh me keq

  6. Me thënë të vërtetën, më shumë se shkarkimi i Çuçit si ministër i mbrendshëm, shqiptarëve duhet tju tërheqë vëmendjen, emërimi i Taulantit, mikut të afërm të Rrajëve në vend të tij..
    Veç faktit se Çuçi është martuar me ish mikeshën e Ramës me të cilën ka foto nudo në plazhet e Francës, e dashurisë së kësaj për Sorosin, nuk dijmë se çër çfarë “meritash” ju ngarkua atij posti i ministrit të mbrendshëm.
    Ama nga të gjithë politikanët e ashtuauajturës “Rilindje”, Taulant Balla është personi më i kompromentuar me lidhjet e tij me botën e krimit. si në Elbasan e Fier, ashtu edhe në Fushë Krujë ku pati dalë haptazi në mbrojtje të fisit të Rrajave.
    Në një nga mediat shqiptare, lexova se Rrahman Raja është “deputeti më i votuar i Shqipërisë”, ndërkaq është edhe deputeti që nuk ja dëgjuam asnjëherë fjalën në parlamentin shqiptar, thjeshtësisht se është një ndër deputetët me nivelin më të ulët intelektual në këtë parlament.
    E vetmja “meritë” pra që i njihet këtij personi, është “aftësia” për të gllabëruar më shumë vota duke injoruar fare faktin se me çfarë mjetesh ka pasur ai sukses si më i votuari në këtë zonë.
    Po e njejta histori me Gjushin në Durrës apo Gjicin në Kukës.
    Edhe këta të dy kishin “aftësira të mëdha” për të gllabëruar shumë vota.
    Si Rrahman Raja ashtu edhë këta dy tjerët , ndonëse figuronin si biznesmenë të pasuruar në rrugë korruptive, çuditërisht u lidhën me partinë e majtë socialiste shqiptare, që si ideollogji duhej të kishte parimin e luftës kundër të pasurve.
    U lidhën këta, apo u rekrutuan nga Rama e taulantët e tij, ky është një objekt tjetër i paradoksit politik shqiptar.
    Një ngjarje tjetër që bëri bujë kohët e fundit, ishte thirrja e presidentit Klinton në Shqipëri për ta nderuar me dekoratën më të lartë të Shqipërisë nga Rama, pikërisht në kohën kur plasi në media skandali erotik i Gjicit, vetëm për të goditur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, politikanin e vetëm shqiptar të pa përfolur për korrupsion.
    Ka edhe tek majtisti Kurti, tendenca të dukëshme për protagonizëm, por krahasuar me Ramën ai është një amator.
    Me shpërthimin e skandalit të përmasave botërore McKonigal, të arrestimit të një prej krerëve më të rëndësishëm të FBI-së amerikane, veç lidhjeve korruptive të tij me Ramën, është përmendur edhe takimi i i tij me disa biznesmenë shqiptarë , ndër të cilët është përmendur vetëm Gjici.
    Edhe Taulanti e ka pranuar publikisht se është takuar me te.
    A mos e përzgjodhi Taulantin Rama si ministër të mbrendshëm që të zhdukë dokumentat kompromentuese të aferës me MCKonigal ?

  7. hahaha,mos i komento mavit,kete sekt satanik pithmotre,antishqiptare.keta duan me shume liderin sesa femijen e tyre(apo te botes).ku meren vesh keta.as populli nuk i voton.Sorros shurraqi i mban ne pushtet,ashtu si paraardhesit e tij mbajten enverin.

    1. Sejcili për të shfaqur mendimin e tij përdor gjuhën e tij.
      Gjuha tënde është e njëllojtë me ate të banditëve injorantë të “mavive”

      1. Ore po këta rilindasit akoma duan të mbulojnë hallatet e kumandarit me gjethe fiku.Shkrimi është tërësisht korrekt dhe shpreh imtësisht se kush janë në të vërtetë personazhet e kësaj ngjarje që rolin kryesor e ka kumandari.Dhe analogjia e kësaj ngjarje është e shtrirë në këtë vënd të rënuar nga qeverisja kriminale e sektit antishqiptar që për ironi quhet “rilindje”!!!

  8. Nga Policia te pakten nuk ka asnje prapaskene. Si rrallhere emrat jane te publikuar tamam e jo me iniciale. Shefat problematike jane te gjithe qokat e Çuçit. Apo harruat perplasjet me Gledis Nanon

    1. Po o Anastas, patheter, tani na del qe fajin e ka Cuci. Cuci ka gjynahet e veta si yesman specialist, por fajtori eshte kRYEMINISTRI YT. Mjafton te kujtojme epitetet prej banditi qe i adresoi punonjuesit te policise Nuhu, qe me ze dhe figure denoncoi kercenimin qe iu be vetem se po kryente detyren ne prani te atij qe tani u emrerua minister. NEVERI.

  9. I sakte artikulli.

    Rama eshte kryebanditi i kesaj rilindje qe eshte prej kohesh ripjerdhje.

    Bandat e Krujes jane jashte kontrollit te tij pasi i kane sherbyer sic donte KM.

    Ne nje qeverisje mavi kaq shume te arrestuar e burgosur ministra, drejtore e deputet nuk i ka bere Enveri ne 50 vjet.

  10. Ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha nuk i vjen as tek maja e thoit Rrahman Rrajës. Mjafton që të dëgjoni çfarë thoshte Berisha më 15 mars 2008 dhe deklaratën e sotme të deputetit Rraja, për të kuptuar ndryshim kanë me njëri – tjetrin këta 2 politikanë, ndonëse njëri kapi majat e pushtetit politik si president dhe kryeministër, kurse tjetri nuk shkoi më shumë sesa kryetar komune dhe deputet.Njerzit qe punojne te lapsi bejne komentet duke mbrojtur shkrimin e shkullakut qe vazhdon ne te njejten linje si gjithmone kemi 10 vjet qe i shohim 500 fjale qe vijne rrotull ne te gjitha shkrimet,por maloket e salihut ju pelqen kur te tjeret tallin karin me keto,rublat jane te embla o shkullak

  11. O tope, ça thu o loqe?? Uroj te mos jesh ai toni, ai “historikari” i shqyer i ridhjerjes. Kush te ka thene o kar qe karoministri nuk ka kompetence te shkarkoje ministrat e tij o injorant i çertifikuar. Ai qe ka çelsat e kashtes ne kete katunistanin tone eshte vetem presidenti, or debil.
    Shpejt ilaçet se do behesh me keq

  12. 15 mars 2008 deri sot e në vazhdim, pavarësisht pamjeve të shpërthimit dhe fakteve që e lidhnin familjen e tij me ngjarjen, përfshi edhe presionin publik mbi atë që ndodhi, ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha, nuk dha kurrë dorëheqje për atë tragjedi njerëzore, as si kryeministër e as si deputet, edhe sikur në të mos ishte pleksur fare i biri, por vetëm ministri i tij i Mbrojtjes. 6 korrik 2023, në Borizanë të Krujës, familjarët e një deputeti socialist, përfshi edhe të birin, ishin pjesë e një sulmi të dhunshëm kundrejt dy kushërinjve, të cilët mbetën të plagosur rëndë dhe fatmirësisht pa pasoja vdekjeprurëse.Coni kujdes me Haloperidolin

  13. Ai qe ka nenshkruar me emrin toni nenen motren fisin edhe miun dhe çare i permban pragu,mos ma flliq emrin toni mavi muti komunist te qelbur qe edhe emrin kerkoni te na vidhni bythqire rilindas , lere komentin tend por vere emrin tend legen

  14. Per aq sa di publiku, Cuci ishte nder ministrat e rralle te mavive qe nuk eshte perlyer ne afera

    apo pune te pista, gjithashtu ka qene deri diku i balancuar dhe nuk ka shfaqur ekstremizem ndaj

    opozites.

  15. kemi pas një kupolë policie, që më shumë e adhuronte Berisha se sa Ministri i Brendshëm. Nëse e vini re në gjithë ngjarjet kriminale, që ndodhin rëndom në Shqipëri, Sali Berisha nuk ka asnjë rezervë për kupolën e policisë, “përveç kriminelit Ardi Veliu” që i bën të gjitha të zezat në emër të policisë. Madje dhe rrahjen e Berishës me grusht më 6 Dhjetor.Toni

  16. Por që të kthehemi tek standardi i Berishës, ajo që mund të themi është se asnjëherë nuk ka mbajtur përgjegjësi politike duke dhënë dorëheqjen ai apo vartësit e tij për të gjitha ngjarjet e dhimbshme që ka shkaktuar. Madje me humbje jetësh njerëzore. Duke arritur deri atje sa të mbajë dhe drejtorë të rëndësishëm që ishin nën arrest shtëpie për vrasje shtetërore dhe zhdukje njerëzish e biznesmenësh, të cilët firmosnin shkresat nga shtëpia.

  17. Analistë të zellshëm, të njohur më shumë si kundërshtarë të vazhdueshëm të kreut të qeverisë së Tiranës, kanë gjetur tani idhullin e tyre të ri, kësaj here në Prishtinë, të cilin, as nuk e duan, as nuk e do e mbështetin në të ardhmen, por që, aktualisht, e shohin si “ dashin” e betejës së tyre, përmes të cilit mund të rrëzohet qeveria e sotme e së majtës.

  18. Adrian Kalivaçi shkruan:

    “E verteta eshte se Zef Deda u dergua dhe u kurua falas ne ato vite ne Viene te Austrise, ne nje nga spitalet me te mira e me te kushtueshme. Te gjitha shpenzimet, trasporti ajror, shtrimi ne spital, vizitat e mjekëve, analiza, diagnozat, terapitë, të gjitha te paguara nga shteti “diktatorial”
    shqiptar.Jul Deda idioti funksional i familjes berisha ja mori fytyren babes,te madhit te humorit shkodran

  19. FOTO/ Rrajat, jo vetëm socialistë. Mbesa e Rrahmanit po bëhej gati për nënkryetare bashkie në Vorë nga Berisha

  20. deputeti Ervin Salianji është dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së parë dhe për turp të Shqipërisë, të drejtësisë dhe sidomos të drejtësië së re, ka dy vjet që shtyhet gjyqi apelit per ta ekzekutuar vendimin.

    Këta që kërkojnë burgosjen sot të Arben Ahmetaj, bëjën si badigard të Ervin Salianjit dhe shkojnë në sallë të gjyqit kur ai ka seancë për të trembur gjyqtarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *