• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Kryeministri Rama shkarkon ministrin Çuçi

Lajme, Të fundit
Ballkani i Hapur



Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ministrin Bledi Çuçi. Ai ka njoftuar se të hënën do t’i dorëzojë presidentit Bajram Begaj, propozimin e tij për lirimin nga detyra e ministrit të Brendshëm Çuçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka treguar se do të propozojë që në këtë post të vendoset Taulant Balla, i cili aktualisht është kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Postimi i plotë

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.”

Shkarkimi i Çuçit erdhi pas dhunës mizore të dy vëllezërve të fisit Maja nga grupi i Rrajave në Krujë.



17 Comments

  1. Tao-Tao minister I brendshem??????????Jo o shoku Edvin mavija nuk mundet !? Rruga e vetme eshte duhet te largohesh ti ,ose Spiropali – Skebderbeu ministere, eshte ministrja me e sukseshme!!!!!!!

    1. Uau. Te gjithe si peshku me ket punen e shkarkimit. Po vereni nje here kushtetuten dhe mesoni per vete pa varja per ne popullin qe Presidenti e jo Kryeministri shkarkon. Idiote.

  2. Kesaj i thone shko te heqesh vetullat dhe nxjerr te dy syte .
    Me mire ate leshkon se kete karakurven .
    Me mire ate mufken sesa kriminelin apo kryebanditin balla .

  3. Ky qe shkoi e kercenoi opgj ne zyre me keta rrajat qe i nxirrnin pistoleten, e pastaj thonte qe kam qene duke gjuajtur peshk ne Belsh.

  4. Po ky Tao -Tao sikur I manipuloi ato te dhenat qe oficeri Nuhu paraqiti per keto kriminelet e rrahajve ,apo do ti rregulloj tani!? Hajde Tao pafsh kemben e mbare dhe marrsh edhe Palloshin me vete!

  5. Qeveri bordello ça të presësh.Shefi i bordellos Rama duhet të iki i pari. Ç’faj ka dhe Çuçka.Deputet e bëri Rama dhe e mbështeti këtë racë familje për vota dhe i bënë të fuqishëm.Tani vendos dhe mikun e tyre ministër dhe lidhja vazhdon.Shkarkon dhe drejtuesit e policisë F. Krujës athu se ishin fajtorë.Ata u sollën sipas modelit që ata rrethi jonë e nuk vepruan. Pra për kryebordellistin tërë janë fajtorë përveç meje që këta plehra i kam promovuar e mbrojtur.

  6. Mendoj qe po i vjen fundi katunarit te Librazhdit pasi qellimisht Ramazoni e ka vendosur aty per ta hequr qafe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *