• |
ide | kryesore

Pse e hëngri Bledi Çuçi

2, Arkiva, Ide
andi bushati



Në trajektoren e një shumice qeverisëse shkarkimi i një ministri të brendëshëm dhe dorëheqja e një deputeti brenda së njëjtës ditë, përbëjnë nga ato ngjarje që shenjojnë gjithë mandatin katër vjeçar. I tillë do duhej të kishte qenë edhe largimi i Bledi Çucit dhe nxjerrja jashtë parlamentit e Rahman Rajës. Ato mund të konsideroheshin si reagimi i atypëratyshëm i një shteti me brekë nëpër këmbë, fytyrën e të cilit e pamë të përdhosur përmes videos me shkopa bejsbolli, të njërës prej bandave më të fuqishme politikisht të Fushë Krujës. 

Shefi i qeverisë nuk do të mund ta kapërdinte dot nerverinë dhe revoltën që ngjallën ato imazhe. Për egon e tij ishte e papranueshme që ato morën vëmendjen e publikut, ndërkohë që ai luante rolin e preferuar të negociatorit Ballkanik, duke bredhur brenda dy ditëve pesë kryeqytete të rajonit. 

Lexo me tej:

“Erdhi në pushtet me premtimin për të bërë shtet”/ BIRN: Rama dorëzon Çuçin pas dhunës 

Ka edhe më. Mënyra e mefshët dhe e tredhur politikisht me të cilën e trajtoi policia e shtetit këtë ngjarje, lanë një ndjenjë edhe me të keqe se videoja e egër, ku dëgjoheshin britmat “vrite, vrite”.

Ashtu sikurse u raportua në dhjetra lajme, u pa se uniformat blu ishin të pafuqishme ndaj banditëve lokalë me kostum rilindasi. Ato as mund të reagonin pa urdhër nga lart, e as nuk mund ti prangosnin, aty për aty, protagonistët e atij episodi barabar.

Pra, në pamje të parë asnjë qeveri që, qoftë edhe për sy e faqe, vazhdon të pretendojë se është krijesë e një rendi demokratik, nuk mund të rrinte pa reaguar.

Paradite ish ministri Çuçi shpalli pothuajse shkrirjen e komisariatit të Fushë Krujës. Ai priti më kot për orë të tëra një takim me shefin e madh. Më pas erdhi dorëzimi i detyruar i mandatit nga Rrahamn Raja me arsyen qesharake se “kishte dështuar si prind”. Në fund pasoi edhe shkarkimi i ministrit të brendëshëm.  

Por, sado i fortë të ngjajë ky reagim, sado shenjë të lërë kjo e shtunë korriku në manddatin e tretë të Edi Ramës, ajo nuk përbën, as shenjë pendese, as sinjal reflektimi.

Rrajat mbërritën deri këtu se ata kishin mbrojtjen personale të Edi Ramës. Ende në memorien e gjithkujt është e freskët ngjarja e para shtatë viteve, kur djali i deputetit, që tani e pamë më shkop bejsbolli në dorë, masakroi të dashurën e tij 25 vjeçare, Xhisiela Maloku. Atëherë pushteti u zhyt me kokë e me këmbë për ti shpëtuar agresorët. Ata kërcënuan oficerin e policisë që po hetonte ngjarjen. Madje edhe kur Emilijanio Nuhu la detyrën dhe i’a mbathi në Zvicër, i trembur nga zyrtarët e lartë që e shantazhuan, në vend të reflektonte Edi Rama e sulmoi personalisht atë si një gënjeshtar që do ta gjenin kudo që ndodhej. Ashtu siç kemi parë shpesh në këto vite kryeministri u bë palë me kriminelët dhe jo me viktimën.

Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramës (VIDEO) 

Ai e pati mundësinë të reagonte edhe më vonë, që së paku mos e kandidonte më Rrahman Rajën për deputet. Por ai nuk nguroi t’a fusë atë në ekipin e rilindjes edhe në zgjedhjet e 2017 edhe në ato të 2021-shit, ndonëse emri i së njëjtës bandë lokale ishte bërë publik për trafik kokaine, për grabitje apo për plagosjen e një ish prokurori.

Më shumë se drejtësinë Rama donte votat e krimit dhe prandaj Rajat u bënë të paprekshëm. Ngjarjet që publiku pa me zë dhe figurë ishin simbol i sundimit mbi ligjin të delinkuentëve lokalë që ndihen të plotfuqishëm, pasi njëherë në katër vjet kontribuojnë për të mbajtur të njëjtin njeri në majë të pushtetit.

Prandaj, sado të forta të duken lëvizjet e sotme, heqja qafe e deputetit dhe largimi i Bledi Çuçit, ato nuk tregojnë asgjë. Asnjë ministër rendi apo kryepolic, nuk ka forcë të bëjë detyrën e tij, nëse ai gjendet në atë post si rezultat i votave të mbledhura nga krimi. Policët e Fushë Krujës nuk ndenjën pasivë nga padija, po se ata e dinin se si e kishte pësuar kolegu i tyre Emiljano Nuhu. Dështimi i tyre nuk është rrjedhojë e pazotësisë, por e faktit se peshku qelbet nga koka. 

I vjen dita Taulant Ballës, emërohet Ministër i Brendshëm 

Në këtë kuptim Blendi Çuçi po e ha kot. Me ikjen e tij as do të ndryshojë, as do të përmirësohet gjë. As ata para tij nuk e kanë pasur forcën ti ndëshkojnë banditët që sigurojnë vota për organizatën, por edhe ata pas tij do të vijojnë në të njëjtën linjë. E për të kuptuar se sa e vërtetë është kjo, mjafton të kuptojmë një episod të thjeshtë. Propozimi i ri për të zëvendësuar Çuçin është njeriu që shkoi në komisariat ti bënte presion ish policit Emiliano Nuhu, për të mbrojtur birin dhe nipin e deputetit Rahja. Dhe kështu historia përsëritet, Rama ndryshon shërbëtorët, por vendi qeveriset nga e njëjta mendësi kriminale. 

©Lapsi.al



51 Comments

  1. Ja ke fut pakez kot o Bushat. Perflitej kudo ne rrallet e policise qe Çuçi i nderhynte drejtoreve ne emerimet qe beheshin sepse ishte i artikuluar dhe hileqar. Dihen dhe emrat qe nuk i hiqte dot drejtori pergjithshem. Ka ndodhur me Nanon ndodhi dhe me Rrumbullakun (se dihej cfare muti ishte Ardi Veliu)
    Rrajat moren ate te Safet Gjicit ne goje tani, nuk hapen dot me bythesh. Çuçi Akademine e Rendit ka mbaruar, por ne ate kohe ishte shume bythqir per tu pranuar ne polici….

      1. Fabula eshte ashtu si thote Bushati. Cuci e hengri sepse deshtoi qe ti mbulonte gjurmet ngjarjes dhe ti bindette te dorezoheshin direkt, dhe ngjarja mori dhene. duke u bere problem madhor qe zbulon qeverisjen me ane te bandave dhe narkoshtetin e Rames

        Si rrjedhim Cuci iken si i paafte per te menaxhu krizat e Rames dhe Rra(h)jes, Rraja do marre haracin e ngjarjes,

        DHE DHE te gjithe bandat e tjera marrin garanci duke i von tualetin balla minister. rama u thote paleve, njeriu juj eshte minister, po ndodhi gje bindjuni atij qe te mos kemi llafe , jo pse po na fut mren , jo pse po na bon noi dom . Tualeti dhe ju jeni e njejta gje jo vetem si mut, prandaj sdu zhurma e ngjarje mo, po u bo gjo, zgjidhini vete, ose do e hani si cuci dhe rraja.

        mesazh i paster pa pike ekuivoku, pa pike nenkuptimi apo dykuptimi.
        mesazh i paster merruni vesh ose e hani te dy palet

      2. Namut, nuk e kupton se në thelb Bushati po e mburr Ramën.
        Në thelb Bushati thotë. Rama nuk është si Berisha.
        Po gabove ai nuk të mbron, as nga shkarkimi as nga burgu.
        Kjo është ajo që do e mbajë Ramutin të paktën deri në 2029 në pushtet.
        Por ti atëherë nuk do jesh.
        Sepse do varësh veten me zorrë qeni në vitin 2025, kur Ramuti të marë kandatin e katërt.

      1. Çuçi i tha Ramës:amon mër bur,m’hiq nga ky post se du me hik me grun për pushime t’gjata jasht shtetit ose ajo do iki vetëm….
        Rama i thotë: Ok plako,m’sajo na i gjo shumë skandaloze,s’na plas bytha ,se jena msu me skandale, dhe unë të shkarkoj që t’shkosh me kurvën(ups m’fal)tate ku t’kesh qejf, se kom i bir kurve n’mend që t’vazhdoj punën tate t’shkërdhyshme.
        Si thu,sa bukur po i fusim malokët n’sherr me njoni tjetrin?Plani po hec bukur ëëë?

      2. K@ri sateme se vetem analize nuk shoh nga Bushati une. Nuk thote shyqyr qe iku njehere nje Minister, se iknin vetem drejtore policie. Policet po nuk i nderhyve po i dhe rrogen, e bejne punen! Tre shefa komisariatesh jane te Belinda Ballukut se ben qef zonja me ministrin faundjavave!

    1. Delet vazhdojne te kullotin te pashqetesuara nga keto zhurma te merzitshme .Nje dajre ne dore e Rama fiton prape ne zgjedhjet e radhes ne Afganistan ( me falni) ne Albanistan

    2. do bejme shtetin thoshte kryeqelbesira surrelsiane dhe na ktheu mijra vjet mbrapa ne fiset tribu,pisllik maskarallik

        1. ktheje ne menyre deftore dhe e ke me te thjeshte per ta shprehur te verteten e madhe

          Prof.Dr.Berisha ka qeverisur Shqiperine me mire se cdokush tjeter Shtetar qe nga Qeverisja e Zogut.

          Berisha eshte shume here me i mire se rama , fatosi, dhe enveri bashke

      1. “Do bëjmë luftë, de more de,
        Si lum ti popull, që na ke”

        (Shefqet Musaraj, “Epopeia e Ballit”)

    3. Nuk e hengri fare. Madje per Cucin shyqyr qe u be sebep e te hiqej nga posti te cilin asqe e vriste mendjen e kishte kohe qe donte te ikte.

      Si gazetar i qut, duhet me shiku pse Rama mbron Rrumbullakun qe eshte direkt pergjegjes sipas ligjit per veprimtarine e policise dhe te cilin e shkarkon vete. E jo ministrin qe e shkarkon Presidenti. Por keni rene gafil ne rrjeten propogandes rampalliste dhe sdini cshkruani.

    4. Pyetja e pare eshte kujt i kerciti per Cucin, e dyta- Kush eshte i budalla qe pret ndonje gje te mire prej Balles? e treta- Ajane keto te gjitha teatro per te vjedhur parate e Taksapaguesve?.. Dhe ketu komenti mbaroiiiii!

  2. Aldo Giovanni e Giacomo kane nje sketch ku nje mit biblik(Pdorr) prezanton veten.
    Spikat nje varg ‘Ciuccia qui e ciuccia la”
    Keshtu edhe Çuçi i Partisë!!!

  3. Kujt ti besoj tani : Bushatit qe aludon se nen hijen e mbrojtjen e Rames hajdutet e mbledhesit

    e votave per PS jane shenderruar ne banda dhe te paprekshem apo Aleks Sorrosit qe thoshte

    pas vizites se Klinton ne Tirane se miku dhe vellai i tij Edi ishte nje nga udheheqesit me te

    medhenj te botes. Njeri nga te dy po genjen, po cili se?

  4. Vërej se Bushati ndonëse ka prekur drejtë disa realitete në këtë analizë, nuk përmend në asnjë rrjesht paradoksin që në vend të Çuçit, vihet si ministër i mbrendshëm, personazhi më i lidhur me botën e krimit në PS, Taulant Balla.

    1. “Do bëjmë luftë, de more de,
      Si lum ti popull, që na ke”

      (Shefqet Musaraj, “Epopeia e Ballit”)

  5. Departamenti i Shetit Amerikan eshte nxites edhe i ketyre banditeve sepse mbron kryebanditin Rama nga e cila ata behen trima.

    Ne kohen e Berishes nuk kane ndodhur kurre keto gjera.

    Turp per demokracin amerikane.

  6. Kam mendimin që kësaj rradhe Çuçi është tejet i gëzuar që mund të rrijë i qetë,sepse haleja është qelbur tej mase sa si se duron më erën.Ndoshta ka dhe të tjerë që e ndjejnë këtë herë aromën e kundermuse.Fillimi i fundit të një drame shqiptare? Të shpresojmë,ndryshe jemi të destinuar në diktaturë pa mbarim.

  7. Ministrat e Brendeshem ne vendet me Demokraci jane figurat politike nr-2 pas Kryeministrit.
    Ne Shqiperi Minister i Brendeshem mund te behet kushdo.
    Edi Rama ne fillim vuri Saje Tahirin, ate “me te suksesshmin” qe diten e kishte ne tavolinen e qeverise e naten ne krevatin e Habilajve.
    Pastaj kur Sajes i doli boja, vuri Fat Xhafen…qe doli se kish fshehur faktin se vellackon e kishte te denuar per Droge ne Itali.Pastaj gjeti nje malok pa emer fare, njefare Sander Lleshi (qe pasi e vuri Minister ja nderroi mbiemrin ne – Lleshaj)
    Ne kohen e Lleshi/Lleshajt, policia vret pas shpine nje 25-vjecar ne Diten e Rinise 8 dhjetor 2020 e pastaj paturpesisht i ve nje arme prane, qe me pas dili se nuk ishte e tij.
    Nga protestat Rama e hoqi malok Llesh-Lleshajn e vuri …Blendi Cucin, burrin e ish-gruas tij Delina Ficos
    Tani ky Cuci shkon bedel se nuk mund te bente Zap pinjollet e “te fortit” Rrahman Rraja, nje injoranti qe Rama e kishte sjelle ne Parlament si…Ligjvenes!
    Tani Edi Rama ka te fundit fishek qe i ka mbetur – Taulant Ballwen, per ta bere Ministrin e 5-te te tij te Brendeshem.
    Taulanti eshte i vetmi i mbijetuar nga kasta Nano, qe e ka arritur me servilosje te plote der qesharake ndaj Rames.
    A do mbijetoje Balla ky Dordoleci i Rames ne ate detyre apo do shkoje edhe ai bedel si tjeret, kjo pak rendesi ka.
    E rendesishme eshte se Rama kete te fundit Limon Balla kur ta shtrydhe me siguri nuk do ta hedhe si tjeret, por do ta mbaje ashtu te shtrydhur pas.
    Gje qe Balla e ka vertet per kenaqesi ti rrije pas Kryetarit, qofte edhe si Leter Higjenike.

    1. Ministrat dhe konjukturat e tyre mund te isin shtjelluar me mire, kane nje emerues te perbashket, pjese e krimit dhe drejtues te krimit

  8. Ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha nuk i vjen as tek maja e thoit Rrahman Rrajës. Mjafton që të dëgjoni çfarë thoshte Berisha më 15 mars 2008 dhe deklaratën e sotme të deputetit Rraja, për të kuptuar ndryshim kanë me njëri – tjetrin këta 2 politikanë, ndonëse njëri kapi majat e pushtetit politik si president dhe kryeministër, kurse tjetri nuk shkoi më shumë sesa kryetar komune dhe deputet.

    1. Prill Maj dhipit mos ju ndaj,Qershor korrik dhipin mos e len me ik .Respekte per gjith analistat qi jan me berishen ,por respekte edhe per analistat qi jan me ramen.

  9. Une nuk do thoja pse e hengri Blendi Çuçi por pse minister Taulant Balla ? Mendoni se i gjati ine nuk i di lidhjet e Balles me krimin ? A e mbani ment ngjarjen po ne komisariatin e Fushe Krujes me z.Nuhu ku ky i fundit akuzonte se fisi Rrahja i kishin vene pistoleten ne koke brenda zyres se tij ne prezence te z.Balla ? A e mbani mend shprehjen lapidarei te te gjatit tone per te justifikuar policine dhe z.Balla : ” une kam pare kamerat ” ?
    I gjati ine dihet ka 1001 gabime , eshte “merite’ e tij qe kemi arritur ne kete gjendje “parajseja” , dihet qe eshte manjak i lekut dhe i pushtetit , i intrigez dhe i perversitetetve por nje merit te tij , te pakten une , nuk mund tja mohoje . Ai nuk i le gje rastesise . Memndoni se me gjithe keto njohuri qe ka per Ballen ai do ta vinte minister te brendeshem pikerisht mikun me te mire te krimineleve ? Jo or jo , intuita me thote se do te kemi zgjedhje te parakohshme . Kush me shume se z.Balla e njeh se si funksionon partia dhe sidomos zgjedhjet ? Kush me shume se z.Balla ka lidhje me krimin ? Athere kush me mire se z.Balla mund te beje simbjozen kriminel-zgjedhje dhe ti jap fitoren e sigurt sektit mavi ?

  10. 15 mars 2008 deri sot e në vazhdim, pavarësisht pamjeve të shpërthimit dhe fakteve që e lidhnin familjen e tij me ngjarjen, përfshi edhe presionin publik mbi atë që ndodhi, ish-kryeministri dhe deputeti Sali Berisha, nuk dha kurrë dorëheqje për atë tragjedi njerëzore, as si kryeministër e as si deputet, edhe sikur në të mos ishte pleksur fare i biri, por vetëm ministri i tij i Mbrojtjes. 6 korrik 2023, në Borizanë të Krujës, familjarët e një deputeti socialist, përfshi edhe të birin, ishin pjesë e një sulmi të dhunshëm kundrejt dy kushërinjve, të cilët mbetën të plagosur rëndë dhe fatmirësisht pa pasoja vdekjeprurëse.

    1. I pa emër 17:24 , të sulmofshin Rrajat e Borizanës , familjarët e deputetit socialist dhe djalit të tij, pa pasoja vdekjeprurëse që ndoshta ta ndjesh sadopak se në ç’hale drog-krimi e kanë shndërruar këtë vend banda e këtyre deputetëve socialistë (rilindkrimi) hajdut kriminel si dhe gjithë turma e kurvarve dhe kurvave të farës mavi që kanë marrë peng Shqipërin .

  11. Ama pyetje qe ben ti o Bushat – Pse e hengri Cuci!
    E hengri ore se ka ngrene boll si burri i gruas qe kam patur une…kurse tashme e ka rradhen gruaja e Taulantit! Kaq.

    1. Irisi ka qene shoqe lufte me belën.
      Problemi eshte si femra mund te qihet me nje te peshtire si tualeti.

      Me ta shpif

  12. kemi pas një kupolë policie, që më shumë e adhuronte Berisha se sa Ministri i Brendshëm. Nëse e vini re në gjithë ngjarjet kriminale, që ndodhin rëndom në Shqipëri, Sali Berisha nuk ka asnjë rezervë për kupolën e policisë, “përveç kriminelit Ardi Veliu” që i bën të gjitha të zezat në emër të policisë. Madje dhe rrahjen e Berishës me grusht më 6 Dhjetor.Te pleqeka fort kariiiiiiiiii o malok cecen i salihut

  13. Por që të kthehemi tek standardi i Berishës, ajo që mund të themi është se asnjëherë nuk ka mbajtur përgjegjësi politike duke dhënë dorëheqjen ai apo vartësit e tij për të gjitha ngjarjet e dhimbshme që ka shkaktuar. Madje me humbje jetësh njerëzore. Duke arritur deri atje sa të mbajë dhe drejtorë të rëndësishëm që ishin nën arrest shtëpie për vrasje shtetërore dhe zhdukje njerëzish e biznesmenësh, të cilët firmosnin shkresat nga shtëpia.

  14. te ka hyrre thelle saliu o merda gelbaza edhe mbas 10 vjetesh ja mban 24 ore ne dite e Nate ne goje o buce e ridhjerjes

  15. Adrian Kalivaçi shkruan:

    “E verteta eshte se Zef Deda u dergua dhe u kurua falas ne ato vite ne Viene te Austrise, ne nje nga spitalet me te mira e me te kushtueshme. Te gjitha shpenzimet, trasporti ajror, shtrimi ne spital, vizitat e mjekëve, analiza, diagnozat, terapitë, të gjitha te paguara nga shteti “diktatorial”
    shqiptar.Jul Deda idioti funksional i familjes berisha ja mori fytyren babes,te madhit te humorit shkodran,o taqi cecen i salihut ta ka shkerdhy fisin ty e salihut mero,prandaj ja lexon te gjitha shkrimet dhe pastaj ben sikur nuk e do,taQi taQi

  16. Lapsi dhe Andi me Shkullakun jane si ata qente e komshinjve ketu ne Amerike! Ju lehin te gjitheve kur i zoti nuk i kontrollon! Saliu ju ka lene dore te lire! Keni edhe Cimin me vete! Me vjen turp qe jam Shqiptar,prej ketyre njerzve qe nuk dine te thone nje fjale te mire! Nuk e kuptoj se si Grate tuaja ju durojne! Nuk e di cfare edukate ju jepni femijeve tuaj kur ju degjojne dhe shikojne ne TV me fjalorin tuaj shume te ulet!

  17. FOTO/ Rrajat, jo vetëm socialistë. Mbesa e Rrahmanit po bëhej gati për nënkryetare bashkie në Vorë nga Berisha

  18. deputeti Ervin Salianji është dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së parë dhe për turp të Shqipërisë, të drejtësisë dhe sidomos të drejtësië së re, ka dy vjet që shtyhet gjyqi apelit per ta ekzekutuar vendimin.

    Këta që kërkojnë burgosjen sot të Arben Ahmetaj, bëjën si badigard të Ervin Salianjit dhe shkojnë në sallë të gjyqit kur ai ka seancë për të trembur gjyqtarët.

  19. Këta që kërkojnë burgosjen sot të Arben Ahmetaj, bëjën si badigard të Ervin Salianjit dhe shkojnë në sallë të gjyqit kur ai ka seancë për të trembur gjyqtarët.E ben drejtesia dhe jo rama o shkulLlak,ti kujton salihun,nuk jane njelloj

  20. Po c’eshte ky mentalitet prej njerezish te cilet te vegjel kame luajtur ne preherin e Enver Hoxhes?!

    Ministrat s’jane te perjetshem. Shkojne e vijne. Jane zgjatime te Kryeministrit, ndihmes te tij. Ai i heq e i ve sipas nevojes.

    Ku eshte problemi ketu?

    Po mjaft logjikuat si kucka histerike se late kokrren e namit.

    1. Këtu m..i është bërë mullar dhe rilindasit meren me Berishën sikur si e ka fajin që i denonconte dhe i denoncon.Dhe ministri i brendshëm Çuçi ja futi vetes së nëse donte të neutralizonte atë bandë që se bënte dotë të jepte dorëheqjen dhe mos t’ja fuste Rama për të mbrojtur b….n e vet.Kujtoi me që i ka marrë gruan kumandarit do t’a falte!!!

  21. Në Shqipëri ka qenë dhe një lloj tipari i mazhorancës së djeshme. Ka ndryshuar një gjë thelbësore që nuk i le njeri. Stina do të jetë interesante. Një aktor i ri. Sezoni do të shtyhet, ndoshta në oborrin e afërt të Berishës do të ketë trokitje, u shty, por do të ndodhë.Ti Gimi je nje rrotKari ekselent pervecse nje cecen funksional me rroge nga bodrumet e gjakut te salihut

  22. Menjehere pas kerkeses per arrestimin e Ahmetajt, spinieret e Foltores u turren ta interpretojne ngjagjen si veper te Rames. Shume prej tyre i dolen ne krah Tigrit duke e paraqitur ate si viktime te qeverise.

    Sipas tyre, arrestimi i Ahmetajt i sherben Rames dhe madje eshte i nxitur prej atij vete. Ata i qendrojne paradoksit se SPAK po i sherben kryeministrit duke arrestuar njerezit e tij me te afert e me te rendesishem.

  23. Një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj me ndihmën e Edi Ramës po merr azil politik jashtë vendit. Madje, partia e tij e gjeti edhe shtetin ku ndodhej ish-zv.kryeministri duke deklaruar se ka udhëtuar drejt Kanadasë.

    Mirëpo sot, Sali Berisha tha se Arben Ahmetaj po negocion me kryeministrin Edi Rama për t’u kthyer në Shqipëri.E shikoni o cecene dhe salihu di dicka per benin,ka folur ai dhe beni i ka then do vij per ty si mik te vjeter qe jemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *