• |
ide | kryesore

Faktet/ Redian Rraja shantazhoi oficerin e policisë, por si hyri gjemb në këmbë

-Instant, Lajme, Të fundit

Redjan Rraja, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, del edhe në kallëzimin që ka bërë t ish-oficeri i policisë në Komisariatin e Fushë-Krujës Emiliano Nuhu për çështjen e Xhisiela Malokut. Në këtë denoncim ai tregon se ka komunikuar me Redian Rrajën nëpërmjet mesazheve dhe më pas edhe fizikisht në një lokal diku te Unaza e Re afër ‘Astrit’, ku është kërcënuar me jetë.

Image

Komunikimi në Whats App:

Ora 17:30 Nuhu lë komisariatin. Duke u kthyer nga puna në Whatsapp i vjen një mesazh:

-Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun?

Emiljano Nuhu: Po unë isha.

Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin?

Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit

Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër

Takimi në lokal me Rrajat

Më pas ne procesverbal tregon dhe bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

‘Më erdhën me makinë të zezë. Të tre u ulëm në tavolinë. Ata mu prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thanë: ‘Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?

Emiljano Nuhu: Unë kam marrë një dosje nga prokuroria në procedim penal që është regjistruar në ngarkim të kushëririt tuaj Rexhepit, dhe ndërkohë që po flisja ai më thotë: Nuk më rruhet k….. fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje.

Përsëri u mundova ti shpjegoja por ata më thanë: Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti.

3 Comments

  1. “S’i hyri gjemb në këmbë” shkruhet me apostrof, o shoket e Rrajes!
    ….se e po e shkruat pa apostrof, togfjaleshi “si hyri gjemb në këmbë” flet per menyren se si i ka hyre gjembi aty.

  2. Po pse na i nxjerr pas kaq kohe o Andi keto fytyra te degraduara sidomos kete femer tipike kurve.
    Na prish terezine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu