• |
ide | kryesore

Nëse policia politike e Rilindjes ka kapur atentatorin e vërtetë…

2, Ide



Zakonisht në ngjarje të tilla të bujshme, si ajo e atentatit ndaj prokurorit Ndoja, shteti ndjek një taktikë: arrestohet dikush, shpallet si i dyshuar sa të bjerë ndërkohë presioni publik dhe më pas, si çdo çudi, që nuk zgjat më shumë se shtatë ditë, gjithçka harrohet dhe i ndaluari rezulton i pafajshëm.

Por edhe në mos qoftë ky skenari i kësaj here, pra edhe nëse vërtetohet se gjurmët e ADN-së së nipit të deputetit socialist Rahman Rraja e damkosin atë si autor të krimit, sërish nuk ka vend për të thërritur fitore.

Lexo më tej:

Gjithçka duhet të dini për Redjan Rrajën, të dyshuarin e atentatit ndaj prokurorit

Deklarata pompoze e policisë, entuziasmi i altoparlantëve të saj për aksionin e rrufeshëm, përgëzimet e kryeministrit, përpara se të ngjallin eufori duhet të mbulohen me akuza. Pasi të gjithë së bashku, përpara se të jenë heronj, janë fajtorë për atë që ndodhi.

Sepse, edhe nëse këtë herë policia ka kapur personin e duhur, ajo e ka bërë këtë më vonë sesa kurrë. Të paktën për një rast të njohur botërisht, Redian Rraja nuk duhet të ishte sot i lirë.

Kush e kujton historinë e dhimbshme të Xhisielës së përdhunuar nga djali i deputetit të PS, e mban mend mirë se aty u përmend edhe emri i atij që dyshohet sot si atentator. Në dëshmitë e një viti më parë, Redian Rraja, nuk u akuzua vetëm se kishte ushtruar dhunë mbi vajzën viktimë, por mbi të gjitha se kishte kërcënuar policin që po hetonte çështjen, Emiliano Nuhun.

Eshtë e kotë t’i kthehemi edhe njëherë sot batërdisë të gjithë baterive të rilindjes ndaj kujtdo që tregonte këtë të vërtetë. Eshtë e kotë të evokojmë linçimin publik që iu bë punonjësit të policisë duke e shpallur atë fajtor dhe shantazhuesit e tij viktima.

Edhe njëherë, në rastin Xhisiela, u përsërit historia e njohur e atij që damkoset pasi do të punojë në emër të ligjit. Atëbotë, Rediani që duhet të shkonte në burg, u la i lirë dhe Nuhu u detyrua të marrë rrugën e azilit.

Dhe kjo nuk është një rastësi.

Po në të njëjtën mënyrë policia politike e Rilindjes ka vepruar edhe në rastin e Dritan Zaganit, të cilin e akuzoi dhe e burgosi vetëm se pati kurajon të denoncojë lidhjen e trafikanëtve të drogës me ministrin Tahiri. Po e njëjta skemë u përdor edhe me me djalin e ish deputetes socialiste Luiza Xhuvani, i cili ndonëse ishte në kërkim, u lejua të sillej para kamerave që ishin vendosur para parlamentit, për t’u thyer hundët atyre që e akuzonin. Do duhej që ai të vriste dhe katër të tjerë që të përfundonte në burg.

Faktet/ Redian Rraja shantazhoi oficerin e policisë, por si hyri gjemb në këmbë

Nëse Redian Rraja është autori i vërtetë i atentatit të Shkozetit, identik i tillë është edhe rasti i tij. Nevojat e propagandës e lejuan atë të bridhte i lirë. Policia politike e Rilindjes kryqëzoi një nga efektivët e saj vetëm që mos kriste imazhin e qeverisjes.    

Dhe ai që duhet të gjendej pas hekurave u bë një vit më pas heroi i një ngjarjeje tjetër “spektakolare”.

Po, po, në mos për bëma të tjera, sot Rraja duhet të ishte në burg, sepse kishte kërcënuar një vajzë dhe se kishte shantazhuar një punonjës policie. Derisa nuk e bëri këtë, policia politike e Rilindjes dhe mbrojtësit e saj, duhet të kenë së paku guximin të heshtin. Ataj janë me vonesë, tepër me vonesë edhe sikur këtë herë, realisht të kenë prangosur atentatorin e vërtetë.   

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Rama qeveris mbi kete baze – kllounadën. Bonaparti thoshte “Premto gjithcka dhe mos jep asgje!” (Pavaresisht se N s’ka lidhje fare me Ramen)
    Keshtu qe per Ramen eshte fitore gjithcka, edhe kur kapet nje lypes si i dyshuar i nje krimi.

    1. Bushat
      Per 1 gje je 100% gabim
      Kete banditin e rilindjes edhe ne deklaraten zyrtare te policise thuhet se: ” u arestua me urdher te prokurorise se krimeve te renda ”
      Te ishte per policine ky do ishte duke bere ndonje feste ne mes te bllokut.
      Nese policia nuk do e arestonte atehere prokuroria duhet te kerkonte direkt arestimin e km.
      Shkurt Bushat policia e arestoi nga halli.

  2. Me bejhet qejfi shume se krahas dedektivit Shkullak u rreshtua dhe Bushati.Ju jeni gjeometer,topograf,hidraulik,murator,avokat,filozof etj etj profesione,por a jeni gazetare?As qe diskutohet qe nuk duhet te kete meshire per kriminelet dhe hajdutet,por asnjeri nuk flet per mijra te zhdukur nga Gazidede dhe Prifti..e ky litar eshte trashur sa nuk ka zot ta presi.Nuk ka operacion qe e sheron te lindurin sakat,shteti ishte dhe do ngeley sakat sa kohe qe ligji nuk egziston.Kush do ta mbroje ligjin,Shkulaku qe jep mend nate e dite se si nderrohet ora?Shume vite me pare u zhduk nje vajze sepse denoncoi rrugacet e policise se Vlores .biles edhe pseudonimet qe kishin.Fiksi e nxorri ne ekra dhe ako u zhduk njelloj si tani,pra litari eshte trashur cdo dite.Peshku qelbet nga koka dhe nuk kemi nje koke por shtate si Hidra e Odiseut.

    1. More po të kishte “vrarë me mijra enveristë” Gazidedja sa ishte shef i SHIK-ut, kujt do tja mbante nga enveristët edhe sot ti dilte për zot partisë së Enverit ?
      Ka 25 vjet që propogandat enveriste përmendin njëfarë Remzi, një shqiptari të Kosovës që dikush nga oficerët e SHIK-ut të asaj kohe e ka keqtrajtuar, e ky rast përgjithësohet se Gazidedja ka vrarë me mijra shqiptarë ?????
      Pas “revolucionit bollshevik” të 1997 si pasojë e të cilit u vranë e vazhdojnë të vriten edhe sot me mijra shqiptarë me armët e rëmbyera nga depot, në pushtet rierdhën përsëri sigurimsat.
      Oficeri i SHIK-ut që dyshohet që pati “vrarë” Remziun, gjatë 8 viteve sa ishin në pushtet punistët, vazhdoi të jetë emigrant i mbrojtur në Britani.
      Përse nuk e solli qeveria “socialiste” vrasësin e Remziut në Shqipëri ta hetonte e ta ndëshkonte ?
      Edhe në qeverisjen aktuale socialiste pati oficerë të policisë që denoncuan lidhjet e krerëve të kësaj qeverie me bandat kriminale të trafikut e që sot vazhdojnë të jenë të mbrojtur nga qeveritë europiane me azil politik.
      Njeri nga këto oficerë pat denoncuar lidhjet e Tahirit me bandën e Habilëve e tjetri kishte denoncuar lidhjen e “dentistit” Rraja , nip i deputetit socialist me shefin e grupit parlamentar të PS Tao Balla, për një veprim kriminal ndaj një femre.
      Që të dyve ju vërtetuan denoncimet.
      Si Tahiri, ashtu edhe dentisti u “arrestuan” si keqbërës.
      Kanë ngelë vetëm Tao Tao e shefi i tij pa ndëshkuar.

  3. Kur bejne krahasime, na ishte nje here, keta qe hiqen patriote me fabula te vjtra, e pergojojne gazetaret, qe vete sjane as peshkatare, e jo me gazetare. Per pushtetin e ata qe kane pushtetin nuk thone asnje fjale, por kercejne si pleshta qe ku te hedhin ndonje rromuz, perralle, apo genjeshter te tipit te partise, apo atyre qu bejne politiken, sepse ate shkolle kane keta lopcare>

  4. Diten qe ky ishte ne Bruksel per hapjen e negociatave ka bere mbi 10 telefonata me parlamentin per te marre vesh nese kaloi ligji per krijimin e asaj Agjensise Shteterore te Ndertimit gje te cilen e miratoi me 77 vota . Ketij nuk ja kerrciste per negociatat por per fitimet e tij personale . Me 29 tetor miratoi edhe ligjin qe i heq bashkive te drejtene dhenies se lejeve ne bregdet dhe ja kaloi vetes se tij dhe rrethi mbyllet gjithmone tek ai . Kete vit nuk do te kete ngritje rrogash dhe pensionesh sepse 120 milon euro shkojne per PPP-te . Por duke bere kete llogjike i bie qe per minimalisht edhe 15 vjet nuk ka ngritje rrogash sepse PPP-ja me afat me te vogel kohor eshte 10-15 vjet e gjate . Popull shtrengo rrypin ose ngrihu dhe hidheni ne plehera kete lubi te parase , kete gjatosh qe per Zot ka vetem parane , kete larve qe po infekton gjithe vendin .
    Ky eshte atentatori i vertete i gjithçkaje te keqe qe ndodh ne kete vend z.Bushati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *