• |
ide | kryesore

Policia zbarkon në banesën e ish-deputetit Rrahman

Lajme, Të fundit
Rraja



Policia e Shtetit ka zbarkuar për kontroll në banesën e ish-deputetit Rrahman Rraja, në tentativë për të gjetur djalin e tij Rexhep Rraja, i shpallur në kërkim për dhunën e ushtruar në drejtim të Bilbil dhe Jashar Majës.

Mësohet se pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate.

Burime bëjnë me dije se brenda banesës së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur personat e shpallur në kërkim, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.



7 Comments

  1. Ky SPAK-u,qenka jo vetem ASPAK,por edhe i paturpshem.Na qenka kuptu tan9,qe u dashka kerkuar edhe tek kjo shtepi deputeti!!??!!?? Dhe madje sot,qe edhe budalle te ishte deputeti,edhe komshinjte do e kishin kujtuar qe shtepia duhej pastruar prej cdo “mbeturine”qe mund t.i interesoje drejtesise.

  2. Në ditët e para pasi deputeti Rraja bëri gjestin “burrëror” që dorzoi mandatin, pashë se shumë media të lidhura me Ramën, ishin tepër të mallëngjyera me deklaratën e tij që ishte shumë i mërzitur që ate prapësi e kishte bërë djali i tij
    Meazallah se kujtohej nga këto media se i biri i tij ishte akuzuar për trajtim barbar të bashkëjetueses së tij e bile edhe si pjesë e një atentati me pasoja një vdekje e një plagosje.
    Meazalla se u kujtuan që në rastin e vajzës, vëllai i deputetit në prani të ministrit aktual të mbrendshëm, i vuri koburen në kokë një oficeri policie, duke e kërcënuar se nëse do të bënte akuzë formale, do të hante plumb nga ekipi i bejsbollistëve të fisit Rraja.,
    Po e njejta histori ndodhi edhe me kushërijtë që u rahën me shkopij besbolli nga ekipi i bejsbollistëve Rraja, por me ndryshimin se të ndërgjegjshëm se nuk do i prek kush. e filmuan vetë ngjarjen.
    Dëgjova ministrin Palla kishte dhënë “urdhër” të arrestoheshin djali dhe vëllai i deputetit.
    O Zot çfarë hipokrizie e trashë !
    Po a nuk e kërcënoi në sytë e tij vëllai i deputetit me kobure në kokë oficerin e policisë që denononcoi dhunën e Rexhepit ?
    Pra ishte vetë madhori i PS dëshmitar akular.
    Nëse do të ishte arrestuar djali i deputetit që atëhere, a do të ndodhnin ngjarjet e tjera më pas ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *