• |
ide | kryesore

Rrokada e mbrojtjes, Panucci humb Djimsitin, por rigjen Mavrajn

Sport



Afrohet miqësorja me Jordaninë dhe tekniku i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ka sigurisht një situatë shumë më të mirë përsa i përket lojtarëve, në raport me minutat që kanë në këmbë, por vazhdon ta shqetësojë në fakt mbrojtja. Reparti që është shfaqur më problematik në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Skocisë nuk po i gjen të gjitha pedinat njëkohësisht.

Kështu, Panucci mund të jetë gëzuar kur ka parë ndeshjen e parë si titullar të Mërgim Mavrajt me Aris Selanik, por në anën tjetër pankina e rezervuar për Djimsitin nga Atalanta është problem. Qendërmbrojtësi që gjeti skuadër së fundmi është zgjedhur titullar ëpr derbin e Selanikut në Kupën e Greqisë kundër Paok. Një ndeshje e mirë për Mavrajn, ndërsa sfida është mbyllur në barazim 1-1. Siguria me të cilën ka luajtur në fushë Mavraj është sinjali që priste tekniku i kombëtares, por nuk mund ti gëzohet deri në fund rikthimit të 32 vjecarit, sepse për Berat Djimsitin pankina po bëhet e zakonshme.

Edhe në ndeshjen në Bergamo kundër Torinos dhe me kalendarin të ngjeshur Gasperini nuk ka dashur ti japë mundësi mbrojtësit shqiptar. 90 minuta pankinë për 25 vjecarin, por 90 minuta në fushë për një tjetër lojtar të kombëtares. Etrit Berisha rikthehet mes shtyllave duke e mbajtur të paprekur portën përballë Torinos. 0-0 dhe një performancë positive e Berishës, që është alternativë e rëndësishme e Panuccit, por vështirë se bëhet zgjedhje, duke parë formën e shkëlqyer të Thomas Strakoshës. Portieri ka pësuar vërtetë një gol në fitoren 1-2 në transfertën e Udines, por ka qenë deciziv në të paktën katër raste, duke i dhënë fitoren e katërt radhazi formacionit të Simone Inzaghit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *