• |
ide | kryesore

Zhduket një fëmijë 13-vjeç në Tiranë, nëna vë alarmin në polici

Lajme



Një fëmijë vetëm 13-vjeç është zhdukur që prej ditës së enjte nga banesa e tij në Tiranë. Denoncimin në polici e ka bërë nëna e tij.

Policia thotë në një njoftim zyrtar se 28-vjeçarja me iniciale S.M., banuese në Tufinë, me arsim vetëm 5 klasë ka kallëzuar largimin nga banesa të djalit të saj me iniciale gjithashtu S. M.

Policia thotë se po punohet për gjetjen e tij. “Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *