• |
ide | kryesore

Ben Affleck, i lumtur pas rehabilitimit

Paparazzi, Slider


Ben Affleck ka falenderuar familjen e tij pasi ka përfunduar rehabilitimin për varësinë ndaj alkoolit.

Fituesi i çmimit “Oscar” ka shkruar për herë të parë për këtë çështje në profilin e tij në Instagram, pas trajtimit 40-ditor në qendrën e rehabilitimit, prej së cilës vazhdon ende të jetë nën mbikqyrje.“Mbështetja që kam marrë nga familja ime, kolegët dhe fansat do të thotë shumë për mua.” – shkruan Affleck.

Ai falenderoi në mënyrë të veçantë ndjekësit e tij në rrjete sociale, të cilët kanë ndarë eksperiencat e tyre të rrugëtimit të varësisë, duke thënë:“Forca juaj është frymëzim dhe mbështetje për mua në një mënyrë që nuk e mendoja që do ishte e mundur. Më ka dhënë dhe mua fuqinë dhe mbështetjen për të folur rreth sëmundjes me të tjerët”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *