• |
ide | kryesore

Basha flet me emra: Kush janë politikanët e lidhur me krimin, prokuroria ka përgjimet

Lajme, Të fundit


Në prezantimin e platformës për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi kryedemokrati Basha akuzoi Prokurorinë se po mban peng një sërë hetimesh ku vërtetohet sipas tij mbështetja e poltikës nga krimi dhe se krimi është një nga shtyllat kryesore të PS-së. Në fjalën e tij Basha ka zgjedhur të flasë me emra ndërsa tha se ka regjistrime të bisedave telefonike të të Dakos me grupe, të Manjës me grupe kriminale, të Gjiknurit me grupe kriminale dhe mes Ramës dhe kriminelëve më fatkeqë të vendit.

 “Kriminali Rraja njihet si kundërshtar zgjedhor se ne nuk ndeshemi me socialistët por me kriminelët. Orgjina e situatës së krimit në Shqipëri, është krimi elektoral.”- u shpreh më tej Basha ndërsa tha se platforma për “çlirimin e zgjedhjeve” nga krimi do të bazohet mbi 4 shtylla kryesore:
  • Dekriminalizim i procesit zgjedhor, ku përfshihet vettingu i politikanëve dhe policëve.
  • Sistemi i masave kundër shitblerjes së votës, jo vetëm do të trajtohet korrupsion zgjedhor, por kërkon masa që duhet të nisin që në gjenezë e blerjes së votës.
  • Financimi i partive në fushatë elektorale, kompanitë që financojnë partitë përjashtohen nga tendereat
  • Përdorimi i telknologjisë në votim, të rëndësishme për të trajtuar vdekjen e procesit zgjedhor.


5 Comments

  1. Po për”injorantet”që sipas Ristanit hedhin voten në kutine e gabuar dhe rezultati nga plus 10 del minus 100 si do i behet??!!

  2. Basha o deshtak , me mire mos fole se mjaft u talle me njerezit more oligark miliarder . Sa here qe del e na ligjeron shton me disa zero pasurine e familjes tende.

  3. Babalia babalia babalia. Kujton idioti se duke dal e duke then budalliqe. Do heqi mendjen e njerzve nga mashtrimi qe kerkoi te bente me babalen. O bashe na kthe pergjigje per babalen? Je nje njeri i pa besueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *