• |
ide | kryesore

Furtunë shkarkimesh të ambasadorëve, zbulohen zëvendësuesit (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit
ambasadorëve



Presidenti Bajram Begaj ka miratuar dekretin për lirimin nga detyra të disa ambasadorëve që përfaqësojnë Shqipërinë jashtë vendit, ndërsa ka dekretuar diplomatët e rinj.

Mes diplomatëve të rinj janë Ervin Bushati, i cili do të zëvendësojë Floreta Faber si ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

DEKRETI
Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, bazuar në nenin 92, shkronja “dh”, nenin 93 të Kushtetutës, si dhe nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

1. Lirohet me Dekret nr. 103 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

2. Lirohet me Dekret nr. 104 datë 10.7.2023 z. Artur Kuko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.

3. Lirohet me Dekret nr. 105 datë 10.7.2023 z. Kastriot Robo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

4. Lirohet me Dekret nr. 106 datë 10.7.2023 znj. Floreta Faber nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.

5. Lirohet me Dekret nr. 107 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), jorezident.

6. Emërohet me Dekret nr. 108 datë 10.7.2023 znj. Zhaklina Peto, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

7. Emërohet me Dekret nr. 109 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.

8. Emërohet me Dekret nr. 110 datë 10.7.2023 znj. Blerta Kadzadej, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

9. Emërohet me Dekret nr. 111 datë 10.7.2023 z. Ervin Bushati Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.

10. Emërohet me Dekret nr. 112 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.



4 Comments

  1. Gjeneral Bajrami si gjithmon sekretari I Ed mavijes! Ervin Bushati nje politikane hajdut I deshtuar ,qe mori vetem 1500 vota per deputet ne votimet e 2021 ku u skualifikua per numrin me te vogel te votave te mara tani do perfaqesoj Shqiperine ne USA! Zhaklina Peto ish gruaja e burrit te dashnores se Edi mavijes, Cucit tani ambasadore ! Sa respekte ka per burrat e ish dashnoreve ky mavija!

    1. Dy gjëra më ranë në sy.Ervin Bushati ambasador në Amerikë!!!Që është ku të thrret qameti.Se si do përfaqësojë vendin në shtetin më të fuqishëm ky Rama e di!!!Ambasadori Kuko e Robo me aktivitet mbi 30 vjeçar jashtë sistemit të shërbimit si ambasador!!!

  2. O hajvan gazetar! Nuk ka asnje shkarkim. Ka perfundim te detyres, pra thjesht lirim. Shume prej tyre kane vite ne pension. Te gjithe kane tejkaluar cdo afat. Shkarkimi eshte ndeshkim per shkelje gjate ushtrimit te funksionit.

  3. UA SA ÇUDI ,NUK PASKA ZGJEDHUR I GJATI INE JORGAQIS ZGERLAQIS VARIKARIN PER AMBASADOR NE ZIMBABVE,MOS MORE ,EMO MOS U MERZIT VARIKARS SE KETE RADHE ISHTE BUSHATI QE BENTE GOJORE NE ÇDO EMISION,PASTAJ MUÇ QELBESIRA EHU KE KOHE DUHET TI BESH SHUME GOJORE KMUTIT TEND.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *