• |
ide | kryesore

Kthimi në shtëpi/ Politikë apo drejtësi me burgun e Vangjush Dakos?

Arkiva, Kryesore
Vangjush, Dako



Që nga dita kur Vangjush Dako u paraqit në policinë e Tiranës, i ndërgjegjshëm se i kishte ardhur radha të provonte prangat, u ngritën pikëpyetje nëse arrestimi i tij ishte pjesë e një skenari politik të dirigjuar nga Edi Rama dhe ambasada amerikane, apo më në fund SPAK doli nga tutela e pushteteve politike që e krijuan dhe vendosi thjesht të bëjë drejtësi për ish-kryebashkiakun aq shumë të përfolur për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Kuptohet se dhënia e OK për prangosjen e Vangjush Dakos nuk ishte një punë e lehtë për Edi Ramën. Njësoj si në rastin e Arben Ahmetajt, edhe për Vangjush Dakon ekzistonte rreziku që ai të rebelohej dhe t’i përgjigjej Ramës me të njëjtën monedhë.

Lexo më tej: Rama darkë me Yuri Kim në rezidencën amerikane 

Duhet thënë se Vangjush Dako ka qenë pjesë e tryezave të Ramës, si garant i disa fitoreve elektorale të Partisë Socialiste në Durrës nëpërmjet parave të korrupsionit dhe angazhimit të bandave të rrezikshme të qytetit.

Siç e ka pranuar edhe vetë Rama, bashkëpunimi mes të dyve ishte shndërruar në miqësi me kalimin e kohës dhe një “thyerje” mes tij dhe Dakos do të kishte kosto në imazhin e kryeministrit, pak a shumë siç u pa në rastin Ahmetaj.

Nuk qe rastësi, që pak orë pas futjes së Dakos në qeli, kryeministri Rama doli në transmetim live në një fjalim me socialistët dhe u shfaq si rrallëherë i hutuar në publik. Rama tha se “diçka ka ndodhur”, duke shtuar se nuk ndjehej mirë që ish-bashkëpuntorë të tij arrestoheshin. Me këto fjalë, kryeministri la të kuptohej se ai nuk kishte gisht në goditjen e Dakos, përkundrazi ishte i habitur nga kjo që kishte ndodhur. Ky reagim i Ramës përkthehej në mesazhin se goditja e Dakos ishte një punë e pastër e drejtësisë së re, të cilën ai nuk e kontrollonte.

Rama
(Rama në Berat në takim me socialistët, pak orë pas arrestimit të Vangjush Dakos)

Por tani që kanë kaluar 9 muaj nga arrestimi dhe Dako mbajti burgun në heshtje, Lapsi.al i është rikthyer historisë së ish-kryebashkiakut për të kuptuar më shumë nga ajo që ndodhi. A ishte burgu i Vangjush Dakos një punë e pastër e drejtësisë apo u dirigjua nga qeveria?

Lexo më tej: PAMJET/ Vangjush Dako lë qelinë dhe nis arrestin shtëpiak 

Më poshtë mund të lexoni disa nga momentet që anojnë nga versioni i historisë, sipas të cilit burgu i Vangjush Dakos ishte një operacion që u krye me bekimin e politikës dhe që i shërbeu të gjitha palëve.

Momenti i parë për t’u vënë në dukje ishin rrethanat që i paraprinë arrestimit të Vangjush Dakos, në datën 6 qershor të vitit 2023. Po të kthehemi pas në kohë, rezulton se dy ditë para, gjykata kishte nxjerrë nga burgu Saimir Tahirin, ish-ministrin e brendshëm që deri në atë kohë ishte ndër kurbanët më me vlerë të reformës në drejtësi. Pasi u lirua Tahiri, ambasadorja amerikane Juri Kim bëri një status të fortë, ku shprehej e zhgënjyer dhe paralajmëronte “pasoja”.

“Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirant të BE” shkruaji Juri Kim.

Lexo më tej: Lirimi i Tahirit/ Kërcënon Yuri Kim: “Pasoja për ata që e ndihmuan” 

Menjëherë pas këtij statusi ndodhi arrestimi i Vangjush Dakos. Ky status i Juri Kim, aspak normal për një ambasadore, e zhveshi krejtësisht kryeministrin Rama nga dyshimet e Vangjush Dakos se po ia punonin në prapaskenë. Ndërhyrja brutale e Juri Kim ishte provë e justifikimit se “s’kam ç’ti bëj amerikanëve”. Por në mbrëmje u raportua për një darkë mes Edi Ramës dhe Yuri Kim në rezidencën e ambasadores në Tiranë.

Momenti i dytë që përforcon idenë se arrestimi i Dakos ishte qëllim në vetvete, janë akuzat e dobëta dhe masa e fortë me “arrest me burg” që u mor nga SPAK. Për ta kuptuar kontrastin që ekziston në këtë rast, duhet thënë se Vangjush Dako u paraqit vetë në polici, megjithëse lajmi për firmosjen e fletë-arrestit kishte dalë në media disa ditë më parë duke i dhënë mundësinë të arratisej.

Në anën tjetër, Dako u fut në burg për dy çështje; 1) zbardhjen e lejes së ndërtimit të një pallati në Durrës thuajse dy vjet pasi ishte ndërtuar dhe 2) tenderin e ndërtimit të një shëtitoreje në zonën bregdetare me dëm 18 milion lekë.

Po të kemi parasysh që ai kishte kryetar bashkie që nga 2007 në një qytet në ekspansion turistik si Durrësi, ku qarkullojnë qindra miliona euro në biznesin e ndërtimit, kuptohet se 18 lekë dëme ishin qesharake në karrierën e tij si politikan dhe si biznesmen.

Lexo më tej: SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako 

Nuk duhet harruar se SPAK e kishte amnistuar një herë Vangjush Dakon për dosjen 339, ku ai angazhon bandën e Avdylajve për të mbledhur vota dhe për t’i bërë presion qytetarëve. Dhe nuk iu kthye më asnjëherë kësaj dosjeje.

Momenti i tretë që tregon se qeveria u kujdes për gjendjen e Vangjush Dakos dhe nuk e lëshoi atë plotësisht në duart e “drejtësisë së re” ishte trajtimi preferencial që iu bën atij në burgun e Durrësit. Në dhjetor të vitit të kaluar u zbulua se Vangjush Dako bashkë me disa të burgosur të tjerë VIP përfitonin privilegje që nuk kishin ndodhur më parë në burgjet e Shqipërisë.

Lexo më tej: “Kishin gjithçka”/ Arsyet pse u larguan VIP-at nga burgu i Durrësit 

Dhomat e ish-zyrtarëve të burgosur kishin pajisje elektroshtëpiake, dushe të personalizuara dhe sende të ndaluara, ndërsa në sektorin VIP kishte edhe një palestër për aktivitete sportive, një kuzhinë private dhe një mini-fushë bashkohore futbolli – donacion i Federatës Shqiptare të Futbollit

Dhe në fund, si një nga momentet më domethënëse është deklarata e kryeministrit Edi Rama që ishte i pari që e paralajmëroi burgun për Vangjush Dakon, gjithnjë duke i vënë në dukje “miqësinë” që ai nuk duhej ta tradhëtonte për asnjë rast.

I ftuar në emisionin “Opinion”, mbrëmjen e 13 shkurtit 2020, Rama tha se edhe pse Dako ishte futur në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit ai do të mbetet miku i tij edhe sikur të shkonte në burg.

“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Nuk mi përcakton DASH se kam dhe kë nuk kam mik. Miqtë mi përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër Vangjush Dako është miku im, por me Dakon kurrë nuk kam bërë kurrë dhe as kemi bashkëpunuar në asnjë shkelje të ligjit të Shqipërisë” – shprehej Rama.

(Rama në emisionin “Opinion” duke folur për Vangjush Dakon)

Vini re se si kujdeset kryeministri të përcjellë kodet e heshtjes mes rreshtave, kur thotë se “miqësia” nuk cënohet edhe po të përfundosh në qelitë e burgut. Në fakt, kështu ndodhi.

Vangjush Dako qëndroi 9 muaj në burg dhe heshti. Nuk dihet nëse e besoi vërtet ish-kryebashkiaku i Durrësit se goditja i erdhi thjesht dhe vetëm nga amerikanët, apo se ishte miku i tij Rama që e shiti për të qenë në rregull me ndërkombëtarët. Çfarëdo përgjigje t’i ketë dhënë Vangjush Dako kësaj dileme, duhet thënë se në fund të gjithë kanë dalë të kënaqur.

E kënaqur iku nga Shqipëria ambasadorja amerikane Juri Kim, që mund të raportojë se drejtësia e re futi në burg një “non grata” të sanksionuar për korrupsion nga SHBA. I kënaqur duhet të jetë kryeministri Rama që mund të mburret se nuk e ndikon drejtësinë, edhe kur kjo godet miqtë e tij, por edhe kur mban në arrest, kreun e opozitës. Të kënaqur janë edhe prokurorët e SPAK që me arrestimet e tipit “Dako” thonë se po i japin fund pandëshkueshmërisë, edhe pse i pandehuri kthehet në shtëpi pas disa muajsh paraburgim. ©LAPSI.AL 



15 Comments

  1. Pse cfare mendoni? Se do ta linte akulloren te shkrihej ne burg? E burgosi sa per sy e faqe, tani Gjushi del dhe vazhdon i qete punen. Omerta hesapi.

    1. Nuk eshte aspak e drejte qe Sali komunisti qe ka vrare njerez te pafajshem dhe lejoje dhenderrin (vajzen) e vet te ndertoje 19 kulla ne pronen e klubit sportiv Partizani te jetoje ne shtepi shale me shale me Lirine kurse Vangjush Dako te qendroje ne burg vetem pse lejoje qe ne nje pallat te ndertoheshin dy kate me shume.

      1. Sipas vendimit të gjykatës, Luçiano Boçi dënohet me 1 milion lekë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Gjithashtu, gjykata e detyron Boçin që të përgënjeshtrojë deklaratën e bërë prej tij në selinë e PD, të cilën e ka vlerësuar si shpifje.Dako i beri disa muaj burg o cecene malok te salihut kurse serbi kriminel salih eshte i lire te ballkoni ne rrugicen qe po kerkon diell

  2. Normal qe do ta mbronte shokun e tij. Pse cfare do bente sipas jush, ta linte ne balte ?

    Kjo tregon se Rama eshte me karakter. Shoku i mire ne dite te veshtire. pastaj cfare ka

    bere Gjushi, as ka vrare as ka prere. Ne rast se Rama nuk urdheronte SPAK te lironte

    shokun e tij, cfare vlere do kish Rama. Burgu nuk eshte per shoket, por per armiqte si

    Sali Berisha dhe opozitaret, ata duhet te kalben ne burg.

    1. Krimineli qe nuk le ne balte kriminelin duhet te rrespektohet se eshte Kriminel Rilindas ndersa te tjerette hyjne ne Burg. Kjo eshte ajo gje qe do ju coje ne Gremine ju bythqirat drogaxhinj mavij te LGBT Ameriqene

  3. Ore a e kiptoni se ku kemi shkuar, po mbahen njerëzit ne burg kot, pa denim. Ne te gjithe boten njerëzit gjykohen ne gjendje te lire dhe nese denojen shkojne ne burg. Ndersa ne Shqiperi te rrasin njehere ne burg dhe pastaj te bejne gjygjin.
    Ne EU norma e te paraburgosurve eshte me pak se 3% ndersa ne Shqiperi ajo e tejkalon 35%. Dako e meriton te shkoje ne burg ppr vetem pasi te jete marre vendimi i formes se prere.

  4. Lirimi i Vangjush Dakos eshte mesazh per te gjithe ata qe do bejne nje xhiro nga burgu ne ditet qe do vijne. Nese mbyllni gojen e rrini urete, do dilni si Saje Qorri dhe Vangjush akullorja, do ju ndihmojme edhe mos vuani shume atje brenda. PO kundershtuat si Ben tigri, dilini vetes per zot se ne jo qe s’ju dalim krah, po do jua ndersejme SKAPin edhe me keq. Per te gjitha ata qe kishin shpresa e dyshime se SKAPi do denoje peshqit e medhenj kam vetem nje kerkese: me jepni nje emer te denuari nga politika e madhe. Se keshtu hetime, arrestime e gjyqe kot per show kemi pare plot ne keto 30 vite. 1 te denuar prej verteti me gjeni e do them edhe une se mbase ka shprese nga SKAP

  5. Vitin qe vjen kemi zgjedhjet, dhe fuqia .afioze e Dakos ne qarkun e Durresit eshte influencuse, anda duhet tia shperbleje krye mafiozit Rama.Keto lojra te gjykates e as Pakut, se po hetojme, e denojme jane hipokrizi, sepse ate pune me mire se keta e ben banditi, Rama, kjo me se e vertetuar tashme.Atyre u rrofte detyra, rroga, privilegjet, se ligjin e ben maliqi. Dale, dale, se pa i bere ndere atyre qe ky do i sherbejne ne baderdine zgjedhore, por edhe dyshime per ryshfete monetare .afioze. Emeri nuk eshte kot i ketij pushteti, MAFIOZ, KORRUPSION,BANDIT, ANTI DEMOKRATIK Se te jene kjo sere ne krye, ku popull keshtu do shkoje,rrembythje.

  6. Kjo eshte drejtesia e ngritur nga amerikanet e paguar nga taksat amerikane.

    Mos pritni te ndrise dicka jane thjeshte show i rradhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *