• |
ide | kryesore

PAMJET/ Vangjush Dako lë qelinë dhe nis arrestin shtëpiak

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dako



Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka lënë mbrëmjen e kësaj të marte qelinë. Autoritetet kanë ekzekutuar menjëherë vendimine Gjykatës së Posçme që e nxirrte atë nga qelia dhe duke e dërguar në arrest shtëpiak. Në pamjet e transmetuara shihet një automjet policie që e transporton sipas procedurave nga qelitë e burgut të Durrësit drejt shtëpisë së tij. Nga pamjet shihet edhe momenti kur Dako takohet me familjarë të tij.

Vendimi për lirimin e tij nga qelia u mor nga GJKKO, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit. Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.

Kujtojmë se Dako është shpallur gjithashtu non grata edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij. Vendimi është marrë nga sekretari Amerikan i Shtetit, ku theksohet se Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni. /LAPSI.al

Vangjush Dako lë qelinë, momenti kur takon familjarët dhe transferohet drejt shtëpisë (VIDEO) - Vizion Plus Momenti kur Vangjush Dako del nga burgu i Durrësit, takohet me të afërmit nga makina e policisë - Politikë VIDEO/ Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit del para gjykatës së bashku me ish-vartësit e tij - Vendi

U lirua sot nga burgu, Vangjush Dako 24 orë me mbikëqyrje policore - Kronikë



4 Comments

  1. Kemi dhe përgjimin për Ndrea Prendin që thotë qëlloni në trup. Kemi dhe raport të shërbimit që kontrollit të brendshëm në ministrinë e brendshme ku dalin të gjitha masat që janë marrë më parë. Basha ditën e vrasjes ka dalë jashtë loje. Vendimi i gjykatës së Strasburgut e implikon Berishën në dy momente, kërcënimi ndaj Ina Ramës. Momenti tjetër mashtrimi me pamjet filmike, gjykata e Strasburgut ka analizuar deklaratat e Berishës që thotë se kamerat nuk punonin. Është konfirmuar se pamjet filmike të 21 janarit janë zhdukur. Njesoj si krimineli salih karaxhic berisha

  2. Lartgjatesia refuzon te pranoje cdo gje nga opozita e vertete se udheheqsi i saj eshte nongrata nga Usa,biles e quan Berishen te vdekur .Per Gjush akulloren ( nongrata edhe ky nga USA) beri cmos ta lironte,biles e thote publikisht se e ka mik. Sa i sinqerte Km yne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *