• |
ide | kryesore

GJKKO kalon për gjykim dosjen e ish-kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos dhe ish-zyrtarëve të tjerë.

Seancën e kaluar u paraqit ekspertiza e re nga SPAK, e cila e ka përllogaritur dëmin për projektin e promenadës bregdetare. Prej 27 shkurtit Dako ndodhet në ‘arrest shtëpie’ pasi ndryshimit të masës së sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit. Ankimi i SPAK për rikthimin e tij në qeli u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Vangjush Dako nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure ku merret zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste. Ish-kryebashkiaku akuzohet se ka shpërdoruar detyrën së pari në lidhje me projektin e vijës bregdetare dhe së dyti me lejimin e ndërtimit të një pallati në Durrës pa dokumentacionin e nevojshëm.



1 Comment

  1. Edhe gjush akullorja do dalë pa lagur akuza dhe hetime gjysmake , hajduteria ë maksimum .
    Na rroftë drejtesiae ramës , drejtesi kllounësh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *