• |
ide | kryesore

Kërkon heqjen e masës së sigurisë, mbahet sot në GJKKO seanca për Berishën

Lajme, Të fundit
ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e sotme të Erion Veliajt që mundohej të justifikonte veten dhe drejtorët e tij të përfshirë në vjedhjen me kompaninë ‘5D’



Sot në orën 13:00 në GJKKO do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD-së, Sali Berisha për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Seanca e fundit u shty për shkak të mungesës së prokurorëve. Përmes një shkrese, dy prokurorët e SPAK, vunë në dijeni gjykatën se nuk mund të paraqiteshin në seancë për arsye objektive.

Berisha ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar. Po ashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend. Pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO ka refuzuar kërkesat.Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *