• |
ide | kryesore

Berisha 100 ditë në arrest shtëpie: Nuk ende ka asnjë fakt kundër meje

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha u ka kujtuar mbështetësve të tij që mblidhen pranë banesës se këtë të mërkurë u mbushen 100 ditë nga futja e tij në arrest shtëpie.

“Sot mbushen 100 ditë nga qëndresa jonë epike në Rrugën e Shpresës. Një falënderim të përzemërt, mirënjohje të pakufishme shkon për të gjithë ju, luftëtarë të pamposhtur, që për 100 ditë qëndruat të palëkundur. 100 ditë në të ftohtë, në shi, breshër, stuhi, ju qëndruat, nuk kapitulluat. Misionarë të vërtetë, fitimtarë” – tha Berisha që sërish nuk u kurseu akuzat ndaj qeverisë.

“Këto 100 ditë nisën me ditën më të zezë për demokracinë shqiptare. Nisën me ditën që regjimi monist i arrestoi PD-së liderin e saj pa asnjë provë, pa asnjë fakt, madje pa asnjë akuzë, pa asnjë dokument kundër tij. Dhe kjo për faktin e vetëm sepse ato kurrë nuk mund të gjenden sepse nuk ekzistojnë.

Sepse qëllimi i këtij arrestimi ishte t’i mbyllej goja Sali Berishës, denoncimeve të tij kundër korrupsionit qeveritar dhe ndërkombëtar, që shqiptarët të mos mësonin lidhjet e tmerrshme të krimit me Edi Ramën, por edhe të familjarëve të tij të ngushtë.

Që shqiptarët të mos mësonin për vjedhjet monstruoze të Edi Ramës dhe Erion Velisë, ministrave, zyrtarëve të lartë me inceneratorët, sterilizimin, check up-in, analizat, prokurimet, rrugët, shkollat dhe së fundmi me vjedhjet 100% të fondeve të bashkisë.

Që shqiptarët të mos mësonin të vërtetën mbi drejtësinë e re, mburojë e shëmtuar e vjedhjes së votave të shqiptarëve, e vjedhjes së buxhetit, e vjedhjes së pasurive publike të shqiptarëve nga Edi Rama dhe raca e suita e tij.

Qëllimi i këtij arrestimi ishte ndëshkimi hakmarrës i Sali Berishës nga korrupsioni shqiptar dhe ndërkombëtar për antikorrupsionin e tij. Sot, ai dhe ju së bashku ndjehemi më krenarë se kurrë për betejën që i bëri këtij armikut të egër të shqiptarëve dhe jo vetëm” – tha Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Do ta marresh vesh vendimin mbas muajit qershor salih,me mire rri ne ballkon qe te mblesh disa shpellkare qe ti ben sikur i flet

  2. Cdo dite qe Kryettari i Partise Demokratike rri i arresuar nga Kryetari i Partise Socialiste,

    eshte nje deshmi tronditese e paaftesise se opozites , eshte deshmi se sa pak nerv ka opozita

    por edhe nje deshmi e guximit te Edi Rames per te burgose njeriun e te rendesishem te

    tranicionit shqiptar pa i bere syri terr as nga ligji, as nga Kushtetuta, as nga te afermit e as

    nga qindramijera perkrahes te sali Berishes brenda dhe jashte Shqiperise.

  3. Nje gje eshte e vertete si drita e diellit. Baca ju fut tmerrin dhe makthin kermave te ripjerdhjes. Sot mund ta kene izoluar perkohesisht por neser Doktori do jete Kryeministri i ardhshem i Shqiperise.

  4. Bela e modhe me Salen, vete provokoi dhe e kerkoi arrestin ne shtepi duke marre mendt e av Genc gerdoqit dhe duke bere si plak cub. Tani pa mbaruar hetimet thote nuk ka asnje fakt sepse ky vazhdom me tribalizmin e tij ta quaje veten prijes, kryeprokuror, kryegjyqtar etjetj. Zot na shpeto nga politikanet qafire e hajdutet te ketyre 33 viteve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *